Emigrantët shqiptarë kanë sjellë në tre muajt e parë të këtij viti 147 milionë euro të ardhura pranë familjeve të tyre.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka pasur një rritje të ndjeshme të remitancave me 8%, ose e përkthyer në vlerë 12 mln euro më shumë. Këto të ardhura përdoren kryesisht për blerje ushqimesh dhe veshje. Kukësi dhe Dibra janë dy qarqet ku familjet kanë si bazë të ardhurash remitancat.

Të ardhurat e emigrantëve ose siç njihen ndryshe remitancat, kanë pësuar një rritje në tre muajt e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, prurjet valutore të emigrantëve gjatë kësaj periudhe shënuan 147 milionë euro, me rritje vjetore prej 8%.

Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në vend janë futur 12 mln euro më shumë.

Në vendet e Europës numërohen 1.15 milionë emigrantë shqiptarë, të përqëndruar kryesisht në Greqi dhe Itali, të cilët ndihmojnë me të ardhura rreth 26 % të familjeve shqiptare.

Vlen të theksohet se pjesa më e madhe e të ardhurave përdoret nga familjet shqiptare kryesisht për blerje ushqimesh dhe veshje.

Remitancat kanë një peshë kryesore në të ardhurat e familjeve sidomos në disa zona.

Të dhënat tregojnë se Kukësi dhe Dibra janë qarqet ku remitancat zënë relativisht 15-19% të totalit të të ardhurave të familjeve.

Qarku i Kukësit ka shkallën më të lartë të varfërisë në nivelin 22.5% dhe të ardhurat nga remitancat ndikojnë pozitivisht në reduktimin e varfërisë në këtë qark.

Studimi i Bankës së Shqipërisë nxjerr në pah gjithashtu se në Shqipëri, pjesa më e madhe e remitancave transferohet në rrugë joformale.

Përdorimi i rrugëve bankare nga ana e emigrantëve, mbetet i kufizuar i ndikuar nga kostot e larta të transaksionit si dhe niveli i ulët i kulturës financiare, sidomos në zonat rurale.

Gjatë 2017 në Shqipëri hynë në total 1.16 mld euro në formën e flukseve të remitancave.

Të ardhurat nga emigrantët
Janar-Mars 2018 147 mln euro
Janar –Mars 2017 135 mln euro

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here