Në mbledhjen e djeshme të të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, kanë marrë pjesë edhe një grup i artistëve të cilët kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar.

Aktori i madh Robert Ndrenika u shpreh tejet i indinjuar nga veprimi i fundit i Ministrisë së Kulturës për t’i dërguar Parlamentit projektligjin që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Ndrenika tha se nga ky moment, fillon lufta mes ministrisë dhe aktorëve, të cilët paralajmërojnë të uzurpojnë godinën e TK-së.

“Aq dua edhe unë, një minutë, jo më shumë. Faleminderit shumë që na thirrët dhe po na dëgjoni. Personalisht do desha të ishte pala tjetër këtu, që bojkoti i tyre tregon se këtu do të fillojë lufta, jo me Korenë e Veriut.

Se kuptoj këtë. Erdha me mendjen time të flisja, të hyja në debat, të arsyetonim me këtë. Nuk di ç’të them. Di të them që më mbyllën mikrofonin, partneriteti Publik-Privat në këtë rast, është shqeto vjedhje, është grabitje. Për këtë, jo unë vetëm. Le ta analizojnë të tërë përparësinë që i jepet një firme. Kjo histori ka 20 vjet që ka filluar, që donin t’ja jepnin privatëve. Një arbitraritet që ç’të të them, me keqardhje por këtu fillon lufta. Mendimi im është ky…

S’na dëgjon kush, s’na përfill kush, na përbuzin, na braktisin. Më vjen keq se jo vetëm neve si komunitet artistik por edhe juve po ju poshtërojnë. Kjo është grabitje. Ka 20 vjet kjo tentativë për grabitje, ajo tokë vërtet quhet e shtetit, por është e komunitetit teatror. Këtu më vete mendja se duan të vjedhin edhe kryeministri, edhe ministresha edhe kryetari i bashkisë. Më vete mendja…

Më falni për tonin e zërit por këto i kam nga mendxja dhe nga shpirti njëkohësisht, faleminderit shumë.”, tha Ndrenika.

Të tjerë artistë të pranishëm në këtë komision, janë Alfred Trebicka, Alert Celoaliaj, Taulanda Jupi, Robert Budina…

 

Artistët e TK-së lexuan një letët të drejtuar presidentit të Republikës Ilir Meta, kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, ministres Mirela Kumbaro, kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe përfaqësuesve të tjerë politikë, ku parashtruan kërkesat e tyre.

“Jemi në Kuvendin e Shqipërisë, ku përfaqësohet i gjithë spektri politik shqiptar pavarësisht se një pjesë e spektrit refuzon të na takojë dhe dëgjojë. Kemi përgatitur një letër të hapur. E konceptuar nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit.

Zoti president, kryetar i kuvendit, përfaqësues të partive politike, ne që ju shkruajmë jemi përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe shprehim indinjatën e thellë për një hap tërësisht të papritur nga Ministria e Kulturës për tju drejtuar parlamentit me një projektligj të padëgjuar, për të shkatërruar godinën e Teatrit Kombëtar dhe të Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Kemi marrë garanci të plotë se nuk do ndërmerren hapa pa marrë konsensusin e artistëve si grup interesi. Nga ky projektligj e ndjejmë veten të tradhëtuar. Ne mebndojmë se ky projektligj është tërësisht arbitrar.”, thuhet në letrën e artistëve.

“Nëse deri ditën e premte nuk bëhet asgjë për këtë, legjitimohemi se do të uzurpojmë godinën e TK-së si të vetmen formë që zëri ynë mund të dëgjohet.”, tha aktori Celoaliaj, që po lexonte letrën. 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here