Të gjithë ish-pronarët që kanë një vendim për njohjen e pronës nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, për të përfituar kthimin ose kompensimin duhet të paraqiten pranë Agjencisë për të plotësuar formularët për pagesa të përshpejtuara. Për të përfituar pagesën e përshpejtuar mund të aplikojnë 6800 pronarët, të cilët kanë aplikuar për kthimin dhe kompensimin e pronës në vitin 1995 dhe tashmë për ta ka një faturë financiare. Është në dëshirë të pronarit,  plotësimi i secilit prej formularëve, por është e domosdoshme që pas plotësimit të tij të paraqesin në Agjencinë e Trajtimit të Pronave 10 dokumente. Formularët mund të plotësohen për të përfituar nga përparësitë që jep ligji i ri për marrë kompensimin me procedurë të përshpejtuar apo për të marrë pjesë në ankande.

Janë vendosur tri afate pagesash të përshpejtuara. Pagesë brenda një viti, brenda tre vjetësh dhe brenda pesë vjetësh. Për secilin variant në një VKM të posaçëm është përcaktuar edhe përqindja e pagesës. Për pagesën brenda një viti pronari merr 20% të vlerës së faturës, për pagesën brenda tri viteve merr 30% dhe brenda pesë viteve merr 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Të gjitha subjektet që kanë një vendim përfundimtar kompensimi, pavarësisht rendit kronologjik të tij dhe llojit të zërit kadastral të pronës së vlerësuar, kanë të drejtë të aplikojnë pranë ATP-së me kërkesë të veçantë, ku shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here