Ku dhe si plotësohet kërkesa

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore  “Personi i siguruar ka të drejtë të kërkojë përfitime sa herë që mendon se i plotëson kushtet për përfitimin e tyre. Kërkesat, së bashku me dokumentet e përcaktuara në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, paraqiten dhe administrohen në sportelet e shërbimit, në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportele”, – thuhet në vendimin e qeverisë

Ankimi kundër vendimeve të përfitimeve bëhet në Komisionin e Ankimit pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Ankimi, në këto raste, depozitohet pranë sporteleve të shërbimit, në përputhje me legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel.

Ankimi kundër vendimeve të Komisionit të Ankimit të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore bëhet në Komisionin e Ankimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Ankimet e zgjidhura në mënyrë të pafavorshme bëhen në Gjykatë, vendimi i të cilës është përfundimtar. Këshilli Administrativ përcakton përbërjen, numrin dhe procedurën e funksionimit të Komisionit të Ankimit pranë Drejtorive Rajonale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Instititut të Sigurimeve Shoqërore.

Gratë që deri me 31 dhjetor 1994 kanë punuar në punët e kategorisë së parë dhe të dytë dhe që kanë plotësuar jo më pak se 23 vjet në këto profesione, me kërkesën e tyre marrin pension të parakohshëm në masën 60 përqind të pagës mesatare mujore që nxirret nga shuma e përgjithshme e pagave të marra gjatë 3 vjetëve rresht brenda 10 vjetëve të fundit të punës.

Punonjësit e nëntokës që janë në marrëdhënie pune në nëntokë me 01.01.1995, dhe kanë plotësuar periudhën e sigurimit, pavarësisht nga mosha, me kërkesë të tyre marrin pension të parakohshëm në masën 60 përqind të pagës mesatare mujore që nxirret nga shuma e përgjithshme e pagave të marra gjatë 3 vjetëve rresht, brenda 10 vjetëve të fundit të punës. Afati i paraqitjes së kërkesës për ketë pension është deri në datën 31.12.1995.

Pensioni nuk mund të jetë më i lartë se kufiri maksimal i pensionit të pleqërisë. Me arritjen e moshës së pensionit, marrin pensionin e plotë. Pensioni i parakohshëm nuk mund të jetë më i lartë se pensioni maksimal i pleqërisë.

Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj.

Shembull: Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar).

Dokumentat

Fotokopje e Kartës së identitetit, certifikatë familjare, certifikatë martese (e detyrueshme vetëm për femrat), librezë pune, librezë kontributesh, vërtetim për periudhën e Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak dhe diploma e shkollës së lartë (e detyrueshme vetëm për femrat).

Në rastet kur mungon libreza e punës duhet të dorëzohet një deklaratë për vitet e punës si dhe vërtetim nga Qendra e punës për periudhat e punës. Gjithashtu duhet të dorëzohet vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës, Vërtetim i pagesës së papunësisë (asistencë), Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë, Mandat¬pagesat për derdhjen e kontributeve dhe vërtetim për Pagesën kalimtare (si ushtarak).

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here