Referuar uljes së euros në tregun shqiptar dhe efekteve që ajo ka në ekonominë e vendit, Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave do të thërrasë në dëgjesë guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe Ministrin e Financave.

Eksperti që njeh mirë politikat ekonomike, Anastas Angjeli  u shpreh dje se nuk ka vend për panik. Sipas Angjelit fenomene të tilla monetare  duhet të trajtohen me profesionalizëm dhe maturi.

Në këndvështrimin e ish-ministrit të Financave, Banka e Shqipërisë ka mundësinë që të ndërhyjë me instrumentat legjitim që të realizojë deeuroizimin.

Gjatë këtij procesi duhet që të meren në konsideratë institucionet monetare ndërkombëtare pasi mund të kemi edhe ndikim të faktorëve të jashtëm siç është euroskepticizmi apo sezoni i ri turistik.

Rënia e euros në tregun shqiptar po vijon prej disa muajsh, ndërkohë që po merren masa nga institucionet përkatëse për të minimizuar efektet në ekonominë e vendit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here