Komedia “Trashëgimtari”, me autor Arben Iliazi regji nga  Milto Kutali rikthehet sonte ora 20, në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”, pas një turneu të suksesshëm në rrethe.  Një vepër teatrore, që sipas regjisorit Kutali, reflekton probleme të shoqërisë shqip-tare. “Vepra vjen me një mesazh të qartë: me para mund të blesh gjithçka, por jo të ardhmen dhe moralin, apo të shpëtosh nga ndërgjegjja. Zgjodha këtë vepër sepse reflekton një problem aktual prezent në mjedisin social shqiptar. Njerëz që sigurisht tashmë e kanë siguruar paranë dhe që kujtojnë se çdo gjë mund të blihet  vetëm nëpërmjet parasë.

Ata kërkojnë që të fabrikojnë dhe një fëmijë, sepse janë inferiorë për të kaluarën e tyre, gjë ndodh rëndom sot dhe tek ata që drejtojnë politikën shqiptare . Kërkojnë që çdo gjë ta bëjnë me para”, pohon regjisori. Këtë herë një ve-për shqiptare që vjen nën interpretimin e aktorëve Dajana Nenaj, Donald Shehu dhe Xhuliano Brisku.

Regjisori Kutali pohon se vepra komedi përcillet mes situatave të ndryshme, ku personazhi kryesor është një njeri i parasë. “Një njeri që përveç parave ka edhe një status politik.  Sig-urisht pa e caktuar nëse është i këtij apo atij krahu, sepse shumë gjëra i bashkojnë politikanët. Ne nuk bëjmë ndarjen kush është në opozitë apo pozitë, ata kërkojnë që çdo gjë të funksionojë falë pasurisë që ata zotërojnë. Kjo i bën ata qesharakë”, tregon regjisori për komedinë që dhe sonte vijon në Teatrin Eksperimental. Ndërsa flet për komedinë regjisori pohon se shoqëria shqiptare nuk është në luftë vetëm me korrupsionin. “Çifti në vepër nuk kanë guximin që të sjellin një fëmijë bio, por kërkojnë që të bëjnë një fëmijë me mbjellje, por bashkëshortja e tij kupton që ka bërë një zgjedhje të gabuar.

Sigurisht kur shoqëria shqiptare është e përfshirë në një luftë me korrupsion që unë do të thosha jo vetëm me drejtësinë, por në të gjitha sferat e jetës është dhe një tjetër personazh, një doktor sharlantan që kërkon që përmes metodave të tij të përfitojë shumë para nga këta njerëz. Është vepër shqiptare dhe unë jam i predispozuar të promovoj vepra, dhe komedia është e trajtuar në frymën groteske”, pohon regjisori.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here