Nga Faik  Islami

Njoftimi që tronditi opinionin për një fakt shumë të njohur

E dgjuan të gjithë se 140 depudetët kanë si kapital financiar , të deklaruar 150 milion euro! Mesatarisht, një milionë shqiptarë nuk besohet se kanë në depozita me shumë se dhjetë milion euro! Deputetët, shumën e mësipërme e kanë deklaruar vetë.  Populli hamendëson, nisur nga sa shikon, për  bëmat e veprimet e tyre.  Shuma e parave të deputetëve e  politikanë, që populli i njeh mirë me gjith bëmat e tyre , duhet shtuar me plot 150 here më shumë! Të gjithë ata, që mezi shtyjnë ditën, mezi sigurojnë bukën, me pasigurinë e tmerrshme për jetën dhe ardhmërinë e fëmijëve, i ndjekin njoftimet me një urrejtje shumë të madhe, si municionin bazë të konfliktit social, që politika mundohet shumë të mos e lejojë të përmendet. Gjithë habi, pyesin se si u arrit , nga sitemi ku ishin të gjithë afërsisht të barabartë, të  shkatërrohej dhe u grabitej tërë pasuria e shtetit, për t’u bërë 140 vetë milionerë, nja treqind  të tjerë milarderë dhe nja katër a pesë kryekusarë, të kthyer në multimiliarderë!

Mbi 90 përqind e shqiptarëve përfunduan në të kaurdisur, me ç’tu ndodhet! Doli sheshit thelbi i sistemit: kusar, mashtrues, hipokrit, të kalbur, ….i cili “ fitoi betejën “ me sistemin e shoqërizimit të pronës dhe punës, me këtë mal krimi mbi shumicën e popullit, me krejt shoqërinë. Sistemi ” i ri” ja ka arritur më në fund, që për më pak se tre dekada, ta fusi shoqërine shqiptare në konfliktin më të tmerrshëm social.

Pabarazia shoqrore , thelbi i sistemit të vjetër

Ky realitet i dukshëm në çdo qelizë, në të gjith sektorët jetsorë, sa vete dhe thellohet, mbuluar nga një plaf i zi hipokrizie, të politikbërjes mizerabël, ku krimi dhe korrupsioni, në simbiozë , vë sistematikisht në lëvizje makinerinë e rëndë të prodhimit të një prapagande tërësisht mashtruese dhe gjithënjë e më shumë injoruese, ndaj aspiratave të vërteta të shoqërisë. Me makinerinë e prodhimit të propagandave mashtruese, partitë politike synojnë fshehjen e pabarazisë shoqërore, që siguron sistemi, realisht fshehjen e konfliktit social, pra pavarësinë shoqërore, në krejt zinxhirin funksionues. Jo më kot, shtabet në partitë politike gjenerojnë sherrnaja, në dukje dhe marrëveshjet, në skemat ku ka lulëzuar dhe lulëzon korrupsioni, me pasuritë dhe fondet publike. I dukshëm sa s’ka më, krejt në dritën e diellit, ishte thelbi i sistemit të vjetër shfrytëzues, për masat popullore. Kapitalizmi tipik shqiptar  nisi me shkatërrime, eci me grabitje e krime dhe po lulzon mbi vazën e konflikteve krejt artificiale të grupeve kusare e kriminale, që veprojnë si shtabe partish, për të mashtruar masat , nga rritja e vetëdijes, për organizime , që do të shpien një ditë , në shembjen e pabarazisé sociale.
Është absolutisht e provuar se sistemi politik i vendosur  pas vitit nëntëdhjetë, ishte jo rruga nëpër një sistem “ të ri”, për prosperitet ekonomiko-shoqëror, por fatkeqsia më e madhe mbi shtetin e vogël ballkanik, me pasoja vetëm afatgjata.  Por të gjitha mekanizmat ligjore mbeten përgjithësisht mbrojtëse të statukosë shfrytëzuese.
Kemi gati tridhjet vjet me dukurinë ku shumica, përvit e më shumë rëndohet me barrën fiskale ,ndërsa superstruktura grumbullon pafund vlera monetare e materiale. Ky trend në shoqërinë shqiptare, si vend i gjendur papritur as vend agrar e as industrial,  ka futur shoqërinë në nofullat e bllokues të sistemit më të egër në historinë njerzore, solli gjëndjen e pashpresë të shoqërisë shqiptare, në konflikt . Krimi më i qënsishëm i politikbërjeve të deri sotme dhe jo vetëm, i pandëshkuar gjer sot, por as i trajtuar në ndonjërën prej formave që shoqëri të ndryshme i kanë përjetuar, specializoi format e mbulimit të tij, për shkak edhe të solidarizimit me të të asistuesve europerëndimorë!

Krimi i kanabizimit  është pasoja dhe jo shkaku

Në fakt ekziston konfrontimi psikologjik dhe pse jo edhe shpirtëror mes banditëve të pasuruar, të shtabeve politike të partive dhe atyre së bashku me popullin, me masat në varfërim të vazhdushëm. Në këte mjedis polivalent krimesh e konflktesh, treguesi thelbësor, nuk është më gara mes të barabartëve, por urrejtja thellsisht klasore, mes armatës  së pasuruar prej rrugëve kriminale, mbrojtur prej pushteteve ekzekutive qeverisëse, në të gjitha hallkat dhe atyre që nuk kanë asgjë. E kjo jo për shkak të diferencave arsimoro-intelektuale, individuale, por nga favoret që u ofron sistemi atyre që përfshihen në strukturat e larta të administratave, përfshirë të katër pushtetet funksionuese të shqërisë. Në këtë mjedis, nuk ka më kurrfarë gare, por urrejtje , në kulm konflikti , prej kusarive e krimeve të pandëshkuara. Ky tip urrejtje , sa vjen e grumbullohet grykëve njerëzore , në pritje e një artifici fare të rëndomtë, për të shpërthyer me një forcë vullkani, të paparë kurrë më! Zjarri që shpërthen nga brenda, të fundit përvëlon…. Muret! Dukuria e pabarazisë k a ardhur prej vetë thelbit të sistemit dhe ëshët shumfishuar. Gjith mekanizmat funksionues të tij kthehen,  si në shoqërinë e sotme shqiptare, në sisteme perfekte korrupsioni e kusarie, me kriminalizim të paparë të vet sistemit. Aty jemi sot! Ky realitet, i fshehur me gjoja ” luftën antikanabizim, apo kriminalizim legjislativi etj. ka synuar dhe synon të fshehë, apo shtyjë sa me gjatë analizat e plota, për shkaqet dhe shkaktarët e mbërritjes së shoqërisë shqiptare në prag këtij konflikti, që kurrsesi nuk mund të zgjidhet me “vetting” apo specializim strukturash, që do të përzgjidhen e drejtohen po prej shtabeve tërësisht kriminale, të partive politike, të politikanëve super kriminelë që kanë sjellë këtë gjendje! Le të mos mashtrohemi prej shashkave e tymnajave , që na tregojnë ” krimin e tmerrshëm ” kanabizimin, apo familjet katundare, habilaj e balilaj, pikërisht për të mos vënë gishtin në vatrën që qelbëzoi shoqërinë shqiptare, krerët e sistemit politik, që kryen krimin e tmerrshëm, kriminalizimin e sistemit dhe grabitjen e pasurive të popullit. Ky është realsht kanceri në trupin e kësaj shoqërie.
Eshtë e pafalshme që kriminelt e pandëshkuar, të kësaj katandisjeje, të tallen edhe më tej, duke i treguar popullit, hatanë që paska ardhur nga kanabizimi! Sigurisht që ajo mënyrë prodhimi mbetet natyrë krimi, por është pasoja dhe jo shkaku, pse shoqëria shqiptare është në konflkt me këtë kastë gangsterësh ” politikanë” dhe sahanlëpirësit e mercenarët e mbledhjes së kockave, mbetur nga tepsitë e babëzisë tyre! Shkaku janë shtabet drejtuese të katër pushteteve, që të gjithë kusarë dhe kriminelë. Sa më gjatë të lihen të ” moralizojnë ” si edukatorë dhe mbrojtës të parimeve të demokracisë , aqë më i tmerrshëm do jetë konflikti .

Oligarkitë e partive marrin pozicione të sindikatave

Éshte groteske në dramatikën e vet , kur partitë politike, lëvizur për shkak të rrotacioneve, zbresin rrugëve me grupet e militantëve miopë , që bien në pozita mercenarësh , në mbështetje të njerës parti , kundër tjetrës! Kjo situatë jo vetëm nuk i sjell asnjë të mirë vëndit, zbutjes pavarësisë, prosperitetit, të ardhmes, por bën edhe më shumë kriminale situatën, që as është tentuar të analizohet ajo thellësisht nga partitë që aspirojnë pushtet. Në Parti të tilla, kanë përfunduar dy të mëdhajat sigurisht për grupimin e interesave, të cilat vetëm ato kanë në plan të parë!
E përse u dashka zbritur populli në sheshe, se dikush vetë apo familjarisht qënka marrë me prodhim e shitje hashashi a drogash té tjera? Thuajse pikërisht droga paska kriminalizuar situatën, vet sistemin. Dhe kur populli dëgjon kush i artikulon demagogji të tilla, të shplara, egërsohet edhe më shumë! Ka dert ky sistem kriminal në çdo qelizë , prej tregut të narkotikëve, krahasuar me malin e krimeve mbi popullin, nga funksionimi i vet sistemit, i cili udhëhiqet në zbatim prej elementëve kusarë mbi pasurinë e popullit dhe nxitës të krimeve prej mentalitetit kriminal mbizotërues, si shtrat i sistemit?
Kurrsesi nuk është vetëm droga që kriminalizon sistemin, por sistemi i zbatuar prej elementëve me male mëkatesh, që synon të “ drogojë” masat , me gogolin e drogës!
Për ta fshehur qëllimin e vërtetë të luftës për pushtet, oligarkitë e partive zbresin shesheve jo me kauza, jo me alternativa zhvillimore,por me ntrashje zërash, per gjëra krejt anësore, në detin e halleve që duhet të përballojë shoqeria. Kjo rrugë, me mungesën e rrugës së duhur, e shikon konfliktin si pikë orientimi dhe referimi, për t’i shpëtuar ndëshkimit dhe kurrsesi si piknisje për zgjidhjet,që mund të ishin pjesë gare, para një publiku kështu …të shushatur! Ky tip shqiptar “ i sindikalizmi partiak, ” e shpie shoqërinë e përçarë, edhe pse me të njëjtat interesa, drejt konfliktit e jo zgjidhjeve ! Oligarkitë partiake, pa e kuptuar, po shkasin në veprime radikale, dukuri kjo për natyrat fashiste të partive anarko-sindikaliste të Evropes, në prag lufte!

Historite e partive tona, mungesë e tmerrshme  analizash brenda tyre

Asnjëra prej partive tona, nuk ka aritur të mund të bënte një analizë e plot faktoriale, per gjithë periudhën në tranzicion. Shpesh flitet për role individi, të fetishizuara të liderëve, por jo të shtabeve , të ideve që kanë gëluar, të vizioneve dhe zbatimeve të tyre. Se nuk kanë për mbarë gjëkafshë! Por do duhej të dilnin, sa ato kanë mundur të arrinin dhe faktorët e dështimeve apo kryesisht të veprimeve që kanë përfunduar si vepra të mirfillta kriminale. Para një populli me gjendje kaq të thellë pabarazie, duhet të jenë shumë të paturpshëm, domosdo edhe shumë të guximshëm individë shtabesh, me male krimi e mëkati mbi shpinë, të kërcejnë e hedhin valle, sikurse panë sytë e shqiptarëve para do ditësh! Dhe na qenkej ditë ” falenderimesh” pse në hauret e të varurve u kërcye ” me litar” vallja e Osman Pashës! Ju qofshi more trimat e Jaho Gorricës ! Paturpësi individsh kriminelë  …
Analizat periodike do të mund të ballafaqonin drejtuesit me njerëzit, vizionet me programet zbatuese, por mbi të gjitha, për situatat dramatike ku gjendet vendi. Po zgjidhja e këtij konflikti? Mbaron punë shpejt revolucioni proletar.  Shtrohet pyetja: Me mungesn e shtabit revolucionar brenda sistemit, a mundet të dalin  ” Të urtët” midis forcave të konfrontuara në luftën për pushtet, të mund gjenden  të “ urtë “, për të bashkëbiseduar mbi hallet e vendit ?
Duket se kjo politikë , nuk e ka aftësinë, të veçojë mendjet e qeta, të aftët pavarësisht bindjeve partiake. Ka shuar një herë e mirë daljen e mendimit përparimtar, shkencor , akademik, të të rinjve e të rejave, por ka përzgjedhur modelin e atyre që kopjojnë liderat. Ku edhe ose nga radha e grave si prurje nga politika sillen si burra, agresive, gojështhurur, mëndjemedhenj, të  pandalshëm në marrëzitë që artikulojnë , sidomos kocet  e LSI –së që thuajse me bërjen deputete…i dinë të gjitha !
Ndaj “ të urtët” në gjith historitë e popujve të civilizuar , kanë role të mëdha në qeverisjet me risi, sepse zbusin tensionet e panevojshme dhe nxisin në hartime ligjesh që ndëshkojnë rëndë korrupsionet, vjedhjet, dhe arrijnë në përzgjedhje doktrinazh zhvillimore, apo qëndrime stabile, në përparsitë e politikave të jashtme të shtetit.
Shqiptari, per shqiptarin e ktheu ne armik, mes tyre, egua e pushteteve dhe babzia. !

Roli i dyzuar i ambasadoreve

Shpesh , ambasadorë të vndeve mike, e kanë habitur qytetarin shqiptar, me veprime krejtësisht pa bosht, pa sensin moral, deri të dyshimtë. Neve nuk na kane munguar, duke na sjellë ndonjë zarar të madh, ata ambasadorë , që nuk e dinin gjuhën shqipe. Dëm  shpesh na kanë bërë ata që duke kujtuar se dinin mirë fjalën e mrekullushme shqipe , “ tungjatjeta ! “ , na kanë thënë me gjuhën e shkurtër :” thefshi qafën!” Jeta  shqiptarëve mund t’u zgjatet, jo duke kërcyer vallen e Napolonit, me ata që populli i njeh me dhëmbë e dhëmballë si të korruptuar e kusarë, por duke u kallur ” lodrën e fëmijëve , pikërisht të tillëve” E ka populli ynë shprehjen: Më thuaj me kë rri e kërcen vallen, të të them shqip, se cili je!
Nuk u vete fare roli i përdorimit të shqipes  ambasadorëve si msalla me dy faqe. Në sabah ” burrë shteti dhe në aksham, palo burrë! Kjo klasë politike, e njohur mjaft mirë prej cilitdo anbasador, ka bërë që shqipet tona të fluturojnë …larg, me pupla rënë thuajse krejt! Shumë larg , ambasadorë ! Populli ynë është fukara, por kurrë mos e merrni për budalla! Dijeni se ju ka peshuar dhe do t’ju percjelli me po atë opinion! Si funksionarë me qëndrime të …dyzuara ! E zhgënjyet , Juve, më i pari, zoti Lu !

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here