Prof. Dr. Gezim Boçari

 

Në kohën e komunizmit ishte një parti e diktaturës së proletariatit që zbatonte doktrinën marksist- leniniste dhe parimet bazë të saj. Pas 1991 në pushtet kanë qenë klane monokratike por që janë vetquajtur Parti. Partia e parë e periudhës së pluralizmit pseudodemokratik ishte partia Ekologjike e Namik Hotit e krijuar ne ilegalitet. Pavarësisht se nuk kishte antarë kryetari fliste bukur. Me këtë parti filloi zbatimi i platformës së Katovicës. Partitë e majta apo të djathta parlamentare nuk kanë doktrinë, janë klane që grinden për pjesën e tortës. Platforma kleptokratike e Katovicës, në këto 27 vjet e kriminalizoi Shtetin. Korrupsioni filloi me ligjet që titullin e kishin “për kthimin dhe kompensimin e pronave” por brendia e tyre lejonte fushë veprimi për kryetarët e Komisioneve të pronave dhe kjo frymë antiligjore vazhdon edhe në instancat qendrore. Në këto 27 vjet anarki postkomuniste, Kupola politike e trajtoi pronën e shtetit dhe pronën e qytetarëve si mundësi për të përfituar . Faktet janë të pakundërshtueshme. Kjo periudhe 27 vjeçare u zhvillua duke keqpërdorur financimet e nderkombëtarëve , nën heshjen e ambasadorëve dhe raportet as mish e as peshk të komisionerëve dhe reporterëve të BE. Kështu në raport progresin e 2013 Komisioneri Stefan Fyle, e përmend në faqe të ndryshme 13 here togfjalëshin -kthimi dhe kompensimi i pronës- por shmang rekomandimin se çfarë prone duhet kthyer dhe çfarë duhet kompensuar dhe se ky proces duhet të respektojë nenin 181 dhe 41 të Kushtetutes dhe vendimet e GjEDNj. Ky raport i Stafan Fyle i turbullt për pronat që i janë grabitur popullit, për pronat e institucioneve fetare është shumë i qartë dhe me një rrjesht të vetëm dhe në mënyrë të prerë rekomandon:-Institucioneve fetare duhet t’u kthehen pronat.  Edhe komisioneri i mëvonshëm Knut Feckenstein nuk e çau kulen për ankesat dhe sqarimet që i dergoi Shoqata për pronat. Kjo inkurajoi pushtetin lokal dhe qendror të vazhdojë në rruëen e gabuar të legalizimeve vend e pa vend të ndërtimeve pa leje me justifikimin e kompensimeve. Për të dalë nga situata qeveria ideoi ligjin 133/2015 i cili ka piken e dobet (antikushtetuese), se nuk percakton se cila pronë do kompensohet. Pjasa populiste me termat e interesit të përgjithshem me të cilin është manipuluar ka në themel përvetësimin e bregdetit turistik nga klanet e oligarkeve të pushtetit. Për këdo nga drejtuesit e politikës që kërkon realisht zgjidhje të anarkisë së pronave, draftin e zgjidhjes e kanë të gatshëm nga shoqatat e pronareve me projektligjin që ju është dërguar në shqip dhe anglisht në 2013. Sot ai draft ka nevoje per nje plotesim te vogel ku te thuhet se vlera e kompensimit do të bazohet në çmimet hartës së vitit 2008. (Vendimi unifikues i GjEDNj etj dhe jo çfare thotë klo apo ajo vkm). Shpresoj se është koha qe ambasadori i ShBA dhe ambasadore e BE ta rekomandojnë Kryeministrin edhe në këtë drejtim.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here