Finalja e edicionit të tretë të “Tirana Art Fest” ishte një mbrëmje magjike për të gjithë nxënësit e gjimnazeve të Tiranës, të cilët shfaqën talentin e tyre në kërcim, këngë dhe multimedia në një spektakël të jashtëzakonshëm në sheshin “Skënderbej”. 

Pas tre muajsh prova, audicione, minispektakle në të gjitha shkollat e kryeqytetit për promovimin e talenteve të reja në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës, “Tirana Art Fest” shpalli dje në mbrëmje fituesit në disiplinat si këngë, kërcim dhe multimedia.

 Çmimin “Shkolla e talenteve” në edicionin e tretë të TAF-it, që përfshiu qindra të rinj  jo vetëm brenda qytetit, por edhe në rrethina, shkoi për shkollën e mesme “Qemal Stafa”.

 Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti pjesëmarrësit dhe kërkoi prej të rinjve dhe të rejave që edhe në jetën e përditshme të jenë qytetarë model për shoqërinë.

Duke shprehur angazhimin e Bashkisë së Tiranës për mbështetjen e rinisë së kryeqytetit, Veliaj tha se Tirana është sot qyteti më i ri dhe më i talentuar i Shqipërisë, ku janë të gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here