Inaugurimi i Teatrit Veror te Liqeni i Tiranës, ka ofruar një kalendar ngjarjesh të rëndësishme sociale dhe artistike në kryeqytet.

I tillë është edhe festivali i muzikës jazz “Nyou”, i cili do të mbledhë në tri mbrëmje, në datat 4,5 dhe 6 qershor, me pjesëmarrjen e kuartetit Ivan Ivanov, Marko Markovic, Dina Busic, Human Touch, Nesim Maxhuni, ZJM Big Band. Ccdo mbrëmje muzikore do të paraprihet nga paradite të dedikuara të artistëve të rinj të Liceut Artistik të kryeqytetit, etj, si edhe aktivitete fëmijësh për socializmin e fëmijëve me aftësi të veçanta të sindromës down.

 Ky event ka bërë bashkë muzikantë e sipërmarrës, njerëz të apasionuar pas jetës me ritëm dhe aktivitet. Organizatorët duke ftuar publikun të jetë I pranishëm në këtë festival e shoqërojnë këtë ftesë me fjalët: ?Për një fillim vere ndryshe, “N You” ju pret në një festë të vërtetë në kryeqytet!”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here