Behar Gjoka

 


Kur flitet për gjuhën shqipe, askush nuk ka të drejtë, që të fryjë apo më keq ende, të ndez një luftë, të tejkaluar tashmë, si gegofili dhe toskofobi, por të hap sytë e të shoh se çfarë ka ngjarë realisht me gjuhën shqipe, si sistem, ligjërim bisedor dhe shkrimor… Një sistem i tillë që ka formësuar kulturën e shqipes, si letërsi dhe shkencë, si mënyra ma e sigurtë me mbijetu ndër shekuj. Udha e nisun me Mesharin e Buzukut, e pambarimisht në të gjitha periudhat, është gjerdani i artë i ekzistencës së qenies arbënore…
Unë personalisht jam ndjer mirë kur kam lexuar dhe shkruar për Budin, Camajn, Migjenin, e gegnishtes, për Kutelin, Kadarenë, Trebeshinën e toskërishtes. Në gjuhë, gjithnjë si sistem, ka vend për pajton, sepse nuk do të martohesh me avion, ka vend për avion nëse do të shkosh për në Mars apo ku të duash…
Gjuha shqipe, në diakroni dhe sinkroni, në ligjërimin e folun apo të shkruar, është vetëdija jonë, është mbijetesa, është vatra ku kemi gjallu dhe ku përsëri do të mbijetojmë edhe në ardhmëri…Toskërishte e gegnishte, porsi dy degë kutpun në një rrëfanë…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here