Nga Servet Tartari

   

Me rastin e 166 vjetorit të vrasjes në pabesi.

Zenel Gjolekë Kuçi në krye të trimave të Labërisë gjatë vitit 1852 në luftën kundër forcave shoviniste Malazeze.

 Gjatë vitit 1852 forcat shoviniste malazeze u futën në brendësi të tokave shqiptare. Ata synonin të pushtonin Shkodrën. Turqia pjesën më të madhe të ushtrisë së saj e kishte angazhuar në kufijtë e saj me Rusinë. Në këto kushte, krerët shqiptarë u detyruan t’i mbronin kufijtë e atdheut të tyre. Ndonëse sunduesit osman humbitnin pjesë nga tokat e atdheut të tyre. Asimilimi i një populli bëhet më shpejtë kur është i ndarë midis pushtuesve të ndryshëm, sesa i bashkuar nën sundimin e një pushtuesi si Turqia, e cila shkon çdo ditë drejt shembjes së perandorisë së saj. Gjatë vitit 1852 forcat shovene malazeze në fillim u dukën në veri të liqenit të Shkodrës në Kernicë, ndërsa pjesa tjetër kishte marrë drejtimin nga mali i Taraboshit. Në ndihmë të malësorëve që udhëhiqeshin nga kapedani i Mirditës, Bib Doda e të tjerë, shkuan edhe luftëtarët e Labërisë dhe të bregdetit të udhëhequr nga Zenel Gjoleka, Hodo Novica, Gjik Thanasi, Jani Ligori, Halim Toto etj. Këto veprime kënga popullore i fikson kështu:

“Shqiptarët u lëshuan

se ish luftë në kufi

nga të gjitha anët shkuan

me Gjolekën në Mal të Zi”.

        Lufta u zgjerua më shumë nga krahu i malit të Taraboshit. Në këtë drejtim u lëshuan trimat e Labërisë të udhëhequr nga Hodo Novica. Sipas folklorit:

“Taraboshi brigje-brigje

mal i sertë pa fare shtigje

iu qep Hodua një kurrizi

nxori pallën e llamurisi

Karadak çe lenetisi”.

Në këngët e bukura popullore pasqyrohet qartë vëllazërimi i shqiptarëve të Jugut me ata të Veriut, të cilët së bashku i ndoqën këmba-këmbës ushtarët e Kenjaz Nikollës nga tokat shqiptare:

“Hodua me gjithë Gjolekë

me trimat toskë dhe gegë

iu ngjitën malit përpjetë

Ik o Niko, se të zunë

brenda në Rekë t’u funë

Reka me kulla të larta

nga Çetina dukej flaka…”

Këta trima të jugut e derdhën gjakun së bashku me luftëtarët e Shpuzës dhe me të Podgoricës:

“Podgorica me Shpuzanë

gjithë kapedanë janë

luftojnë me Karadanë

… i shkreti Hodo Nivicë

bën dyfek në Podgoricë

xhakenë e shkretë ia grisën

plumbat në të skulisnë…”

        Forcat e Halim Belul Totos të bashkuara me luftëtarët e Gjolekës i mposhtën forcat malazeze në krahinën e Piperit, por artileria e armikut nuk i lejonte të shkonin më tutje. Në kushtet e terrenit malor, luftëtarët e Halimit u dëmtuan mjaft, por këtyre u erdhi në ndihmë trimi Hodo Novica, së bashku me 2000 malësorë nga viset veriore të Shqipërisë.

“Mbahu, mbahu, Halim nuri

se vjen Hodo trim desturi

me dy mijë djem prej guri

me dy mijë malësor

gjithë me kordhë në dorë”.

        Hodo Nivica me këta luftëtarë të veriut dhe të jugut, mbas një përleshjeje të përgjakshme, i shkatërroi topat e armiqve dhe topçinjtë i zuri robër:

“Hodo trimi o nur

forca me këllëç destur

në qafë te karaushi

topçinjtë të gjallë i zuri”.

         Në këto luftime të egra malore, trimëria e luftëtarëve të prijësit të talentuar ushtarak Zenel Gjolekës dhe i bregdetasve me kapedan Gjikë Thanasi në krye, nga Qeparoi i Bregdetit, të cilët me taktikën e luftës së çetave duke i sulmuar në pika të ndryshme natën, i ç’orientuan forcat shoviniste malazeze. Nën këto rrethana armiku e ndërroi taktikën. Ai ushtroi luftën e pritave për të vrarë krerët e kundërshtarëve dhe pjesërisht ia arriti qëllimit. Në pritën e organizuar prej tyre në “Shkallën e Kerstiqit” e futën në púsi dhe e vranë luftëtarin e dëgjuar lab Zenel Gjoleka:

“Dërgon Vlladkë qafiri

shkallën e Kerstizit zini

vjen Gjoleka po t’i bini

në púsi të parën hyri

ç’u ndez batare e tymi

u tund vendi nga rënkimi

Vuri hingëllimën çili…”

       Gjoleka nuk pranoi që koka e tij të binte në duart e malazezëve. Ja si i drejtohet në agoni ky trim luftëtarit të ri Shuaip Qurdukës nga Kuçi i Kurveleshit:

Shuaip në të kam djalë

mos më lë në ta të gjallë

hiqe kokën me pallë”.

  Vetëm një dashuri e madhe për lirinë mund të nxjerrë atdhetarë të tillë:

“Me Karadakas ç’u ther

sa rroi palla s’iu ter

i erdhi vdekja me nder”.

    Së bashku me Gjolekën në këto luftime të ashpra malore u vranë edhe dy nga luftëtarët e bregdetit Gjikë Thanasi nga Qeparoi dhe Jani Ligori nga Çorrajt:

“Bashkë me Gjikë Thanasinë

me Karadakas u vranë

për të ruajtur vatanë”.

      Për të mbrojtur integritetin tokësor, verior të atdheut, atje mbeti dhe trimi tjetër i Labërisë Hodo Nivica. Varri i tij sot ndodhet në Shpuzë, i rrethuar nga kangjella hekuri:

“Të enjten dhe të xhumanë

Hodo trimi e dha xhanë

hëngëllin i shkreti kalë

hëngëllin e s’di të hëjë

njëzet veta dot se mbajnë”.

 

         % %       %

 

“O Kuçi në mes të malit,

Dhe Bolena për karshi,

Tym e flakë në çdo anë,

Të hëngër me tradhti….”

Së fundi: “ Dërgon Gjolek spanoi.\ Tafil Buzit të m’i thoni.\ Gjoleka se turpëroi.\ Kafanazin e martoi.

Me të dya e qëlloi.”

 

ZENEL GJOLEKA është Dekuruar me titullin më të lart:

                            ”NDERI I KOMBIT”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here