Tirana po kthehet në një qendër të kulturës jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Për 6 ditë me radhë, kryeqyteti do të mirëpresë “INTERNATIONAL PUPPET THEATRE FESTIVAL ALBANIA”  që do të sjellë plot freski, origjinalitet, larmishmëri dhe lojë nga teatro të ndryshme të botës.

Teatro dhe Kompani Teatrore nga Kina, Turqia, Spanja, Rumania dhe Shqipëria do të performojnë çdo ditë në Teatrin Metropol dhe sheshin Skënderbej për të prezantuar forma të ndryshme përdorimi dhe komunikimi nëpërmjet kukullave, shkëmbim eksperiencash, traditash dhe kulturash të vendeve të ndryshme.

Shfaqjet fantastike pritet që të angazhojnë pjesëmarrjen dhe imagjinatën e çdo grupmoshe, ndërkohë që hyrja do të jetë falas.

Prej tre vitesh, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të shtuar financimit dhe mbështetjes së projekteve të ndryshme të cilat synojnë të pasurojnë jetën kulturore dhe artistike në kryeqytet. Shfaqjet në Teatrin Metropol, shfaqjet e kukullave nëpër lagje, festivalet dhe koncertet, kanë qenë një pjesë e aktiviteteve që qytetarët e Tiranës kanë pasur mundësi të ndjekin, ndërkohë që nuk mungojnë dhe aktivitetet e tjera në natyrë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here