Prodhuesit e bukës i kërkuan qeverisë të heqë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, çka sipas tyre do të ulte çmimin e bukës për konsumatorët.

“Ne që e kemi prioritare e kemi 20 përqind bukën. Nëse duam ta ndihmojmë popullin e varfër, por edhe biznesin tonë, duhet të rishikohet”, u shpreh Gëzim Peshkëpia, kreu i shoqatës së prodhimit të Bukës.

Heqja e TVSH-së për bukën ishte vetëm një nga kërkesat e shumta që shoqatat e biznesit i kanë drejtuar ministrit të Financave për paketën e re fiskale. Luan Bregasi propozoi që biznesi i vogël të mos paguajë Tatim Fitimi, por një taksë të thjeshtë mbi xhiron.

“Ka pasur edhe opinione nga biznesi i vogël që më mirë të ketë tatim mbi xhiron. Ata kanë edhe hallin e burokracisë administrative që ka biznesi i vogël”, tha Bregasi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here