ISSH sqaron se ka një ligj i cili thotë: “Në qoftë se i dorëzon dokumentet e pensionit dhe kur merr librezën e pensionit, vitet e punës nuk janë ato që personi pretendon, atëherë bëhet një ankesë me shkrim Komisionit të Ankimit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore të rrethit ku banon. Kjo kërkesë dorëzohet në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore, ku janë dorëzuar dokumentet e pensionit për herë të parë. Në Komisionin e Ankimit përjashtohet Drejtori i Sigurimeve Shoqërore, përjashtohet nëndrejtori i Sigurimeve Shoqërore, përjashtohet gjithashtu edhe financierja që ka llogaritur shumën e pensionit. Përgjigjja që do të merret, duhet të jetë zyrtare, e firmosur nga 4 persona. Për vitet e punës që nuk njihen, normalisht që shënohet edhe arsyeja se përse nuk njihen.

Nëse dhe me këtë përgjigje nuk bindesh, ke të drejtë t’i bësh një ankesë tjetër Komisionit Qendror të Ankimit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Këtë kërkesë nuk e dorëzon në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore, por e dërgon me postë-rekomande. Përsëri përgjigjen do ta marrësh në formën zyrtare, me shkrim. Edhe ky komision përbëhet nga 4 veta, specialistë juristë, financierë, ekonomistë, me eksperiencë. Nëse përsëri nuk bindesh nga përgjigjja, unë mund t’i drejtohesh gjykatës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here