FMN mbështet deuroizimin: “I vjen në ndihmë ekonomisë, por duhet bërë gradualisht”

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit për ekonominë shqiptare, dhe që është i pari në programin e post-monitorimit, mbështet politikën e Bankës së Shqipërisë për deuorizimin e ekonomisë vendase, pra uljen e varësisë nga monedha e përbashkët europiane dhe nxitja e përdorimit të Lekut.

Kjo politikë, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar do të forcojë edhe më tej efektshmërinë e politikave monetare të Bankës qendrore të Shqipërisë, si dhe do të kufizojë rreziqet që burojnë nga huadhënia në valutë.

Aktualisht, sqaron FMN, niveli i lartë euroizimit të ekonomisë, me kreditë  dhe depozitat në euro që përbëjnë më shumë se 50%, dëmton efektshmërinë e politikave monetare.

Në të njëjtën kohë, deuorizimi do të ulte ndjeshëm rreziqet ndaj stabilitetit financiar, vijon më tej FMN.

Por, gjithsesi, shton institucioni me bazë në Washington, deuroizimi i ekonomisë shqiptare është një proces që duhet bërë gradualisht në mënyrë që të shmangen rreziqet në një ekonomi ku informaliteti mbetet një çështje madhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *