Dje në Bruksel u zhvillua Dialogu Ekonomik dhe Financiar vjetor me BE-në, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia miratuan konkluzione bazuar në Programet e Reformave Ekonomike të vendeve, duke rënë dakord të thellojnë reformat ekonomike dhe sociale në mënyrë që të përmirësojnë ekonominë dhe të nxisin konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse.

Sipas njoftimit ë delegacionit të BE, rekomandimet e politikave të vendosura për Shqipërinë përqendrohen në ndjekjen e konsolidimit fiskal, zhvillimin e politikës monetare në përputhje me arritjen e shënjestrimit të inflacionit dhe zbatimin e masave të mbetura të strategjisë për zgjidhjen e kredive me probleme.

Delegacioni i BE gjithashtu thekson se Shqipëria ra dakord që të garantojë liberalizimin efektiv të tregut të energjisë dhe funksionimin e shkëmbimit të energjisë, të zgjerojë më tej përzierjen e furnizimit me energji, duke nxitur efiçencën e energjisë dhe duke forcuar procesin e regjistrimit kadastral, tokësor dhe pronësor.

Së fundi, mbyll njoftimin delegacioni i BE, autoritetet u angazhuan për të siguruar kapacitete të mjaftueshme për zbatimin e politikave të punësimit, në veçanti për të rinjtë dhe gratë, si dhe për të trajtuar punën e padeklaruar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here