Shqipëria bëhet mikpritësja e eventit më të madh akuarelit, ku artistë të njohur nga e gjithë bota shfaqën punimet e tyre për publikun shqiptar. Të gjithë flasin dhe sjellin kultura të ndryshme, por është akuareli dhe Shqipëria që po i bashkon.

Ditën e djeshme të gjithë artdashësit kishin  mundësi që të ndjekin falas demostrimet live të mjeshtrave të mëdhenj botëror të akuarelit, në sallën e koncerteve pranë Universitetit të Arteve, ku  mjeshtra si Alvaro Kastagnet (Uruguay), Atanur Dogan (Canada), Amit Kapoor (India), Hong Shan (China), Prafull Sawant (India), Krasi Todorov (Bulgaria) sollën sërish shijen e hollë artistike të artit të vërtetë.

Ekspozitës së mjeshtrave të mëdhenj ndërkombëtarë që u hap  në galerinë FAB, iu bashkuan edhe profesorët  të Akademisë së Arteve.

Pas ekspozitës në Tiranë, artistët  do të pikturojnë live vende si Berati, Ura Vajgurore, Vlora, Himara dhe Saranda.

Në fund të këtij udhëtimi, artistët do të ekspozojnë punët e tyre në Galerinë e Qytetit të Sarandë, ku do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët dhe që padyshim nuk duhet humbur.

Workshopet e akuarelit janë të njohura në mbarë botën për kontributin që japin në sensibilizimin e të gjithë brezave të cilat e kanë më të lehtë përfshirjen në artin pikturik.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here