Nuk ka marrë ende një përgjigje fati i së ardhmes profesionale të gjyqtarëve e prokurorëve që përjashtohen nga Vetting-u. Komisioni Parlamentar i Ligjeve po shqyrton nen për nen Ligjin e ri Për Profesionin e Avokatit, ndërkohë që ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nëse subjektet që nuk kalojnë Vetting-un do munden të ushtrojnë këtë profesion.

Deputeti socialist Bashkim Fino dhe përfaqësuesi i Euralius kërkuan që në ligj të specifikohet se subjektet që nuk kalojnë Vetting-un, të mos ushtrojnë profesionin e Avokatit.

Ndërkohë që kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia tha se nga e drejta për ushtrimin e këtij profesionit duhet të provohen persona që kryejnë krime të rënda.

Vendimi përfundimtar mbi këtë pikë të Ligjit për Avokatinë, do të merret nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve këtë të premte.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here