Personat, të cilët përfitojnë nga pensioni i parakohshëm i pleqërisë, do të kenë një ulje të pagës me 0.6% çdo muaj të përfitimit të pensionit. Përfituesit e këtyre pensioneve tëparakohshme janë meshkujt  62 –vjeç dhe femrat 57 –vjeç.

Të gjithë ata që kërkojnë të marrin këtë pension duhet të bëjnë një kërkesë me shkrim me motivacionin si dhe dokumentacionin e nevojshëm, i cili është po i njëjtë me dokumentacionin e pensionit normal.

Pension të parakohshëm nuk përfitojnë ato shtresa, të cilat janë të vetë punësuara dhe paguajnë sigurime shoqërore në mënyrë, që të përfitojnë pensiontë plotë.
Këto informacione janë bërë publike nga Drejtoria e Drejtorisë së Përfitimeve pranë Institutit të Sigurimeve.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here