Të gjithë aplikantët që të përfitojnë kredi të buta për shtëpi, mundësi kjo që u ofrohet nga Bashkia e Tiranës duhet të kalojnë dy faza aplikimi:

Faza e parë e aplikimit:

  1. a) Çdo aplikant që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet, që janë të regjistruara në zyrat e gjendjes civile të Bashkisë Tiranë, të cilat, në momentin e aplikimit, plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikat ligjit “Për programet sociale të strehimit” kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për të përfituar nga programi “Subvencionimi i interesave të kredisë”.
  2. b) Aplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Strehimit TIP, pranë Njësisë Administrative

përkatëse, të cilit do t’i bashkëlidhin edhe dokumentacionin si më poshtë:

-Deklaratën e vërtetësisë së informacionit të pasqyruar në formularin e strehimit;

-Kopjen e kartës së identitetit të aplikuesit;

-Certifikatën familjare;

  1. c) Pas plotësimit të formularit dhe dokumentacionit, Njësitë Administrative përkatëse i përcjellin ato në Bashkinë Tiranë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social, e cila realizon procesin e seleksionimit të formularëve të vlefshëm sipas këtyre kritereve:

-Individët të cilët në momentin e paraqitjes se kërkesës kanë mbushur moshën 18 vjeç.

-Familjet të cilat në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë në pronësi një banesë;

-Familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit;

-Familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar.

Pas marrjes së njoftimit, familjet përfituese, dorëzojnë pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit në bazë të të cilit janë përzgjedhur fitues.

Faza e dytë e aplikimit:

a.Drejtoria e Strehimit Social, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme për Marrëdhëniet me Publikun dhe Jashtë shpallin njoftimin për dorëzimin e dokumentacionit që duhet të dorëzojnë individët apo familjet që kanë kaluar fazën e parë të aplikimit.

b.Familjet përfituese pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, paraqesin pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë të gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe që mbështetet në deklarimet e bëra dhe që aprovon vërtetësinë e aplikimin të bërë në momentin e dorëzimit të formularit të strehimit pranë Njesisë Administrative përkatëse.

Pas marrjes në dorëzim, të listës së inventarit, Komisioni i Strehimit, në bazë të dokumenteve të dërguara nga aplikuesit, kritereve për përzgjedhjen e përfituesve dhe formulës së pikëzuar, shqyrton dhe vlerëson aplikimet, duke vendosur piket për secilin aplikim.

Kufiri maksimal i kreditimit për familjet llogaritet deri në 80% të vlerës së pasurisë (bazuar tek kontrata e shitjes). Llogaritja e pagesave mujore (kësteve) është bërë, duke supozuar që interesi për kredimarrësin do të jete në normën 3%, për një periudhë kohe 20 vjeçare.

Dokumentat që duhen
Formulari i Strehimit i plotësuar pranë njësisë administrative në të cilën aplikanti ka vendbanimin. Certifikata e lindjes e aplikantit dhe certifikata e gjendjes familjare. Vërtetimi i vendbanimit në bashkinë ku kërkohet vendstrehimi ose leje banimi për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit. Vërtetimi i të ardhurave neto të familjes/individit. Dokumenti përkatës nga punëdhënësi(vërtetim punësimi), për detyrën dhe të ardhurat e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes që janë në marrëdhënie pune. Dokumenti nga organet tatimore dhe nga sigurimet shoqërore për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë anëtarët e punësuar në familje. Vërtetimi nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarë, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar.

Vërtetimi nga zyra e punës e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë. Vërtetimi nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension. Dokumenti zyrtar i celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja. Vërtetimi nga ZRPP se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis që mund të përdoret si e tillë. Vërtetimi nga ZRPP për sipërfaqen e pronës që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi për strehim. Vërtetimi nga ZRPP të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi, për të gjithë anëtarët e familjes.

Vendimi i Gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara. Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Burgjeve etj. Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse për viktimat e dhunës në familje. Urdhri i Mbrojtjes i lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, seksioni familjar (fotokopje e njehsuar me origjinalin). Vërtetim nga strukturat e shërbimit social, qendrave sociale dhe rehabilitimit për viktimat e dhunës pranë njësive të qeverisjes vendore. Deklaratë noteriale që lëshohet nga kryefamiljari që shprehet se është dakord që kredia të lëvrohet për aplikantin që rezulton i përfshirë në Formularin e Strehimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here