Subjektet, të cilët disponojnë një vendim përfundimtar, që njeh të drejtën e kompensimit të pronës, të vlerësuar financiarisht, mund të paraqiten pranë sporteleve të ATP-së për të aplikuar për ekzekutimin e kompensimit. ATP-ja do të realizojë ekzekutimin e kompensimit sipas prioritetit të mënyrave të kompensimit të përcaktuar sipas rendit: Kompensim fizik në ish- pronën e subjektit të shpronësuar; Kompensim fizik nga fondi i tokës; Kompensim financiar. Sqarojmë se për të aplikuar, subjektet duhet të kenë plotësuar dhe duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për kompensim.          
  2. Konfirmimin nga ZVRPP përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohet dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerjes (nëse është njohur në vendim).
  3. Dëshmi trashëgimie nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtarëve.
  4.  Prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm të jetë dhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre.
  5. Deklaratë noteriale të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar/përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, si dhe nëse këto subjekte kanë qenë apo jo të paditur apo persona të tretë në proceset, për të cilët ata aplikojnë për kompensim, janë kundërshtuar apo jo gjyqësisht nga ana e tyre, si dhe nëse këto subjekte kanë qenë të paditur apo persona të tretë në proceset gjyqësore me objekt ankimin e vendimit, për të cilin ata aplikojnë.      
  6. Deklaratë noteriale të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar / përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat e ligjit për ndarjen e tokës bujqësore.
  7. Vërtetim për numrin e llogarisë bankare.
  8. Dokument identifikimi.          
  9. Mandat pagese.

Gjithashtu, theksojme se ndryshimet e fundit ligjore kanë parashikuar një risi, që ka të bëjë me bashkimet e vendimeve mbi bazë ish- pronari, me qëllim ekzekutimin e tyre. Konkretisht, në rastet kur një subjekt ka më shumë se një vendim përfundimtar për t’u ekzekutuar, ATP-ja sipas rastit bën bashkimin e të gjithë vendimeve të këtij subjekti me qëllim ekzekutimi. Kjo do të thotë që ATP-ja do të realizojë procesin e vlerësimit financiar të të gjitha vendimeve, që njohin të drejtën e kompensimit dhe pastaj do të identifikojë subjektet që kanë më shumë se një vendim, duke bërë bashkimin e vlerësimit financiar të tyre, me qëllim ekzekutimi. Gjithashtu, sqarojmë se kuadri ligjor dhe nënligjor në fuqi, parashikon dhe forma të tjera të kompensimit, të tilla si kompensimi financiar me kërkesë të veçantë apo kompensimi fizik me ankand.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here