Fondi i sigurimit të depozitave arriti në 35 miliardë lekë në fund të vitit 2017. Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Genc Mamani, tha gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë se raporti i mbulimit të depozitave bankare nga fondi i agjencisë arriti në 5.34%, nga 5.11% që kishte qenë një vit më parë.

Ky është niveli më i lartë i mbulimit i regjistruar deri më sot. Të ardhurat në fondin e sigurimit të depozitave sigurohen nga kontributet e bankave dhe shoqërive të kursim-kreditit, si edhe nga investimi i këtyre kontributeve në instrumente financiare.

Vitin e kaluar, në skemën e sigurimit të depozitave u përfshinë edhe shoqëritë e kursim kreditit dhe depozitat e bizneseve.

Në total, depozitat e sigurueshme sipas ligjit arritën në 1074 miliardë lekë, ose 96% e totalit të depozitave në sistemin financiar.

Nga këto, vlera e depozitave që kalojnë nivelin maksimal të mbulimit dhe që sigurohen pjesërisht është 667 miliardë lekë. Sipas ASD, 6% e depozituesve zotërojnë 62% të totalit të depozitave bankare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here