Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend një projektligj për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të shtetit shqiptar ndaj Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim. Detyrimet e prapambetura janë në fakt të lidhura me nënshkrimin e kapitalit fillestar të momentit të anëtarësimit dhe të rezolutës për rritjen e parë të kapitalit në vitin 1996.

Detyrimet që do të paguhen arrijnë vlerën rreth 1.3 miliard dollarë dhe i përkasin aksioneve të nënshkruara nga shteti shqiptar në atë periudhë.   Pagesa do të bëhet me dy këste, gjatë vitit 2018 dhe 2019.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here