Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është “shndërruar” në roker për të t’i shprehur mirënjohjen Eugent Bushpepës.

“Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision. Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve”, ka shkruar Meta në Facebook.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here