Festivali që do të mbahet në Muzeun Historik Kombëtar është ngjarja që mëton të bëjë bashkë dhe fuqizojë trinomin “Autor – Botues – Lexues”, në një ngjarje e rrallë kulturore dhe edukative

“Arie dhe opera! Me aktivitete e vargje. Me gjuhë franceze. Ruse. Me përkthime të kantautorëve italianë. Me dokumentarë filmikë. Me lexime dhe interpretime. Me promovime. Me prezantime fragmentesh nga letërsia gjermane, spanjolle , greke. Me antologji turke! Me konkurse. Me krijime. Me studentë që do të jenë pasardhës të talenteve të letërsisë shqipe dhe pikturës. Me histori. Me histori. Me aktorë. Me gazetarë. Me debate. Me dialog pyetje- përgjigje me median. Me shtëpi botuese. Me shkrimtarë . O Perëndi! Me libra. Kujtime dhe rrëfime. Pa orë. Me ditë dhe netë. Ti vetëm eja.”

Festivali që  nisi dje në Muzeun Historik Kombëtar është ngjarja që mëton të bëjë bashkë dhe fuqizojë trinomin “Autor – Botues – Lexues”, në një ngjarje e rrallë kulturore dhe edukative, sipas organizatorëve.

Në datat 16 deri ne 20 Maj, Klik Ekspo Group – UFI Member, lëviz objektivin drejt Librit: Libri dhe Botimet në një mobilizim gjithëpërfshirës në mbarë Ballkanin, Rajonin e dashur me karakteristikat e përngjashme e veçanësitë, përfaqësuar në këtë pikëtakim përmes shkrimtarëve, botues, industrialistë, përpunues të fjalës së gdhendur në letër, sipërmarrje gjithashtu që kanë lidhje direkte dhe indirekte me fushën e pamatë të Botimit e të Librit.


Panairi i Librit “Ditënetët e Librit”, festival 4 ditor

Nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, ky festival do të ravijëzohet duke i dhënë hapësirën e nevojshme stendave të ekspozimit, aq sa dhe hapësirave kolektive për aktivitete gjithëpërfshirëse, me misionin e përbashkët të nxitjes të afrimit me librin. Po çfarë do ta bënet ndryshe këtë aktivitet përvec lëvrimit të dhjetera ngjarjeve letrare e artistike:

Organizatorët pohojën se ajo që e bënë të veçnatë panairin është se tregohet një vëmendje organizative për Ekspozuesin, Botuesit po aq sa dhe Institucionet e Kulturës dhe Arsimit, të cilët përmes një evenimenti të tillë, qëndrojnë më pranë blerësit-lexues-autor; përmes Festivalit u krijohet klima e nevojshme për t’u promovuar, gjetur mbështetje, lidhur marrëveshje të shpejta e afatgjata.
Stendat me oferta ekonomike dhe lehtësirat në pjesemarrje, si rrallëhere në nje Panair Ndërkombëtar, në kremtim të misionit të Klik Ekspo Group & Panairit të Tiranës dhe partnerëve ne organizim, për t’u krijuar mundësinë të gjithë operatorëve të gjejnë zgjidhjet më të volitshme për t’u bërë pjesë e Festivalit.

– Në Ditënetët e Librit, hapësirat dhe kalendari i evenimenteve janë të orientuara nga Vizitori, për t’i dhënë lirshmërinë e protagonizmin e nevojshëm publikut duke qenë pjesë përberëse e vetë ngjarjes kulturore: të rinjtë dhe komuniteti i lidhur me librin dhe kulturën, përfitojne si vlera konkrete permes librave te blerë ose dhuruar, por edhe vlera të tërthorta të kalimit të kohës së lirë në mënyrë cilësore;

Programi i Festivalit, hartuar me kujdesin se “në harmoni edhe gjërat e vogla rriten” në mënyrë që të gjithë të ndihen të ftuar e protagonistë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here