Rreth 6000 mjete ta pasiguruara janë evidentuar në vendin tonë, duke shënuar rreth 11.5% të numrit të automjeteve që janë të regjistruara në vendin tonë.

Drejtori i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Ervin Koçi është shprehur gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë se nga 535 mijë mjete të regjistruara vetëm 447 mijë prej tyre kanë paguar taksat.

Referuar detyrimit që kanë 8 kompani për të paguar, vetëm 5 prej tyre e kanë shlyer atë. Ndërkohë që për tre të tjerat, sipas Koçit kanë nisur procedurat për shkarkimin e drejtorëve të përgjithshëm.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raporton për një borxh të akumuluar ndër vite në vlerën 796 milionë lekë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here