Dje u mbajt  Komisioni i Medias, ku ku ishte dëgjesa e artistëve në Komision.

Alert Çeloaliaj ka thënë në Komision se ministrja Kumbaro nuk pranon që të debatohet mbi Teatrin.

“Nese si komunitet teatror na kërkohet që të heshtim. Përgjegjen për gjendjen në të cilën ndodhet TK sot, janë qeveritë nga e majta dhe nga e djathta. Thuhet se TK është rrezik për punonjësit, atëherë përse nuk merren masa për këtë gjendje. I vetmi që ka bërë diçka për Teatrin Kombëtar është Pandeli Majko. Ne e ftojmë që të prononcohet për të ardhmen e TK. Ne kërkojmë që Teatri Kombëtar të shpallet monumet culture”.

Regjizori Kastriot Çipi ka thënë që në këtë problematikë, nuk flitet asnjë fjalë për shembjene Teatrit Eksperimental.

Në strategjinë e Ministrisë së Kulturës 2013-2017 në pikën 16 parashikohej restaurimi i TK. Masakra që po i bëhët Tiranës ka filluar jo vetëm nga kjo qeveri, por edhe nga ato paraardhëse.

Fidel Ylli  tha në Komisionin e Medias në dëgjesën për Teatrin Kombëtar ka thënë që kërkesa e projektit ka ardhur nga një biznes, as nga Ministria e Kulturës dhe as nga Bashkia. Është vetëm një ofertë që do të shqyrtohet nga qeveria, nuk është një vendim ka thënë Ylli, duke theksuar se në godinën ekzistuese nuk mund të behet teatër.

Kullat nuk janë vetëm për të fituar biznesi, por edhe për arkitekturë. Ju falënderoj që ngrini zërin, se vërtetë po se ngritët ju zërin, qeveritë do të ju shkelin me këmbë.

Shezai Rrokaj në dëgjesën për teatrin ën Komisionin e Medias ka thënë që është dakord me ndërtimin e një teatri por jo mbi kockat e atij ekzistues.

Në TK janë 3 shfaqje për fëmijë, pra u rrezikohet jeta 600 fëmijëve sipas raportit, kjo është e papranueshme. Teatri është kujtesa e një shteti dhe do të jetë një gafë e madhe nese nuk rindërtohet në formën që ka. Qeveria të mos përdorë si alibi që shteti nuk ka para për ndërtimin e TK, shqiptarët kanë nevojë për identitet kombëtar.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here