Gjyqtarja e Tiranës Manjola Xhaxho e kaloi testin e Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot të marrë një vendim pozitiv për gjyqtaren Xhaxho, duke e rikonfirmuar atë në detyre në Gjykatën e Tiranës.

Xhaxho përveç se gjyqtare në Gjykatën e Tiranës dhe gjithashtu kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor, u bë pjesë e listës prioritare për të kaluar në sitën e Vettingut.

Relatorja Xhensila Përe tha se nga deklarimi i pasurisë në ILDKPI, Xhaxho nuk ka fshehje të pasurisë dhe ka burime të ligjshme.

Për sa i përket kontrollit të figurës ajo rezulton e përshtatshme. Për Xhaxhon ka pasur vetëm dy ankesa, por për të cilat nuk ka shkelje nga gjyqtarja. Deri më sot ajo nuk ka asnjë masë disiplinore.

Manjola Xhaxho e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 2002 si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, pozicion të cilin e mban edhe sot. Ajo ka ushtruar për tre vjet edhe detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatë të Lartë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here