TIRANE, 11 Maj /ATSH/ – Komedia groteske “ Trashëgimtari”, do të shoqëroj publikun artdashës kryeqytetas gjatë fundjavës në Teatrin Kombëtar Eksperimental ”Kujtim Spahivogli”.

“ Trashëgimtari”, me regji nga Milto Kutali dhe autor Arben Iliazi, vjen me një mesazh të qartë: Me para mund të blesh gjithçka, por jo të ardhmen dhe moralin, apo të shpëtosh nga ndërgjegjja.

Fatiku dhe Suzi, që bashkëjetojnë prej 7 vitesh si burrë e grua, janë dy karaktere kontravers, pa asgjë të përbashkët. Fatiku, një “zyrtar i lartë” , i katapultuar në politikë pa asnjë meritë dhe që jeton me ambicien pa kufij për pushtet e para , përfaqëson individin instinktiv të zhveshur nga ndjeshmëria.

Shfaqja “Trashëgimtari” vjen për publikun në datat  14 dhe 15 Maj ora 20:00, salla Moliere.

Burimi: ata.gov.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here