Bukuritë e natyrës shqiptare nga Ulqini deri në Pargë, ku përtej kufijve ruhen historia, gjuha, tradita dhe zakonet u shfaqën për publikun nën penelin e piktorit Arben Kristani.

Ekspozita “Skaje” e piktorit Kristani u çel ditën e djeshme për artdashësit kryeqytetas në ambientet e Muzeu Historik Kombëtar.

Në këtë ekspozitë Arben Kristani përfaqësohet me rreth 53 punime me teknikën në vaj dhe akuarel, në gjini të peizazhit dhe natyrës.

Ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite e përshëndeti drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, i cili tha se,”është një kënaqësi për mua dhe Muzeun Historik Kombëtar të mirëpresim ekspozitën “Skaje” nga Arben Kristani. Kjo ekspozitë, e cila vjen në vaj dhe akuarel, tregon artin e 53 punimeve, të cilat sjellin për të gjithë artdashësit peizazhet, portretet, natyrat e qeta dhe të gjitha eksplorimet që Arbeni ka bërë në krahina të ndryshme të Shqipërisë, në sitet shqiptare kulturore dhe kudo që e bukura i ka tërhequr syrin prej artisti”.

“Muzeu Historik Kombëtar është krenar që bashkëpunon dhe sjell artin më të pastër të pikturës për qytetarët shqiptarë nëpërmjet bashkëpunimeve që realizon me artistë të mirënjohur, duke pasuruar në këtë forma edhe jetën sociale-kulturore të Tiranës”, përfundoi Dorian Koçi.

Gjithashtu artdashës dhe dashamirës të autorit ishin të pranishën në hapjen e kësaj ekspozite.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here