Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përmbytur rrugë, biznese e banesa në qytetin e Beratit.

Ujrat e larta të lagjeve dytësore të qytetit kanë zbarkuar drejt qendrës në rrugën kryesore dhe të vetme të tij. Banesa dhe biznese në hyrje të Beratit kanë qenë nën pushtetin e baltës dhe të ujit.
Ndërsa bizneset dhe familjarët nxjerrin me stërmundim ujin, pohojnë se është disata herë që ata përmbyten. Lagjja në hyrje të Beratit përmbytet sa herë bien reshje, për shkak të një ndërtimi të bërë mbi kolektor dhe që shkakton bllokimin e tërheqjes së ujrave.
E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e punonjësve të shërbimit zjarrfikës dhe të pastrimit pranë Bashkisë Berat për të vënë situatën nën kontroll. Të angazhuar kanë qenë edhe punonjësit e Policisë Rrugore për të menaxhuar trafikun e krijuar si pasojë e përmbytjeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here