Mirela Kumbaro

“Në rrugëtimin tim të përjavshëm në Qarkun e Gjirokastër, këtë fundjavë në Përmet, mes të tjerash u ndala në një fermë agroturizmi të ndërtuar në fshatin Karat, në afërsi të Këlcyrës, ku nga duart e Elonës, një grua e re prej atyre zonave, kombinuar me përvojën franceze falë bashkëjetesës së saj me një duarartë francez, sillej tradita shqiptare në kulinari, mikpritje, arkitekturë, histori dhe natyrë. Kishte aty shtëpi prej guri sipas stilit të shtëpive përmetare, kishte foto të Marubit, kishte gliko apo raki të zones, dhe velenxa e mbulesa të qëndisura nga vendasit, kishte gjithashtu guida për të njohur historinë dhe natyrën magjepëse të atyre maleve.

Por kishte dhe një koleksion kitarash ku i zoti francez i bujtinës, luante për mysafirët një Jacques Brel, apo një Eric Clapton. Ishte po ky francez, aspak i çmendur, që kishte zgjedhur kodrat përmetare për të zhvilluar “permakulturën” si një tendencë gjithmonë e më të përhapur në Europë për zhvillim të qendrueshëm bujqësor.

Një trashëgimi kulturore, pra, në fusha të ndryshme, e kombinuar me përvojat më të mira të vendeve europiane dhe e përkthyer në burim të ardhurash dhe mirëqenieje për ekonominë vendore.

Ky është synimi ynë kryesor në programin qeveritar: trashëgimia kulturore nuk mund të jetë një gjerdan guri i çmuar kurore që nevojitet vetëm për raste të veçanta paraqitjeje si vello nuseje në dasma, duhet të jetë pjesë e qenësishme e jona, me të cilën përfaqësohemi kudo dhe kurdo, me të cilën vëmë në dukje të veçantën tonë si shqiptarë si vlerë e shtuar dhe për Europën e Bashkuar. Shqipëria, përveçse një vend i bekuar për pasuritë natyrore, për diellin, ujrat, detin, malin, si pjesë e Europës, mbart një histori shekullore me shenjë qytetërimi që duhen njohur dhe rivlerësuar.

Të gjitha këto nuk mund të bëhen nëse programi i qeverisë nuk kombinohet me punën individuale të secilit qytetar të këtij vendi, nëse çdo shqiptar nuk ndërgjegjësohet për pasurinë kulturore të këtij vendi, nëse secili nuk ndjehet në një farë mënyrë operator turistik duke njohur e më pas ruajtur e zhvilluar në forma dhe mënyra kreative trashëgiminë tonëkulturore. Këto pasuri nuk duhet kuptuar si natyra të vdekura të cilat ekzistojnë në mënyrë të shkëputur dhe të palidhur në organikisht me gjithë pëlhurën kulturore të vendit. Krijimi i një lidhjeje krijuese të qendrave me njëra tjetrën, krijimi i intinerareve tematike.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here