Mentor Kikia

Me ç’duken bathët, negociatat nuk do të hapen në Qershor. Ka shumë sinjalizime të besueshme që e konfirmojnë këtë. Qëndrimi i Gjermanisë, që frymëzon edhe vende të tjera, doemos. Vendet që e kishin prezantuar mosbesimin t tyre që para së të dilte remokandimi i Komisionit Europian. Samiti i Sofjes, ku vendet e BE vendosën që të mos flitet për zgjerimin fare, dhe me këtë temë ata të merren vetëm pas vitit 2020, pasi të kenë “përzënë” Britaninë e të kenë rinovuar strukturat e tyre qeverisëse, nga zgjedhjet e vitit të ardhëshëm.
Unë nuk mendoj si politikan për hapjen apo mos’hapjen e negociatave. Nuk mendoj se ky është dështimi i Edi Ramës dhe as fitorja e opozitës. Si shqiptar mendoj se ne humbim një shans. Jo një shans për t’iu bashkuar BE-se, pasi realisht mendoj që këtë as e meritojmë, as e shikoj të mundur edhe për një dekadë të paktën. As nje mundesi me shume per te rritur besimin e investitorëve.
Mbi te gjitha ne humbim një mundësi për të siguruar një monitorim edhe më të rreptë të BE-së mbi qeverisjen tonë. Një kontroll më të fortë mbi institucionet tona, ato ligjvënëse dhe ato ligjzbatuese. Një monitorim më të fortë mbi drejtësinë. Humbim një monitorim më të fortë mbi partitë dhe procesin zgjedhor, si dëshmia më e mirë e shkallës së demokracisë në vend.
BE, me të drejtën e saj, kërkon që ne të sigurojmë standardet para se të bëjmë hapin e radhës. Padyshim, por nëse ne do ta kishim hedhur këtë hap, atëherë do të kishim më shumë mundësi që këto standarte ti arrinim më shpejt. Kjo, është ajo që disa eurodeputetë e quajtën “negociatat me kusht”.
Fitorja jonë si shoqëri nuk është hapja e negociatave si hap drejt integrimit, por rritja e shkallës së monitorimit të Europës ndaj qeverisë dhe politikës sonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here