Shqipëria ka një ndër normat më të ulta në Europë të varësisë së moshës së tretë. Kjo normë tregon se sa persona në moshë pune, pra 15 deri në 64 vjeç, ka për çdo të moshuar mbi 64 vjeç.

Sa më e lartë të jetë kjo normë në përqindje aq më problematike është situata, pasi tregon se duhen më pak kontribuues në skemën e sigurimeve për të garantuar pensionin e më të moshuarve.

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se, për Shqipërinë ky raport fiksohet në pak më shumë se 1 në 5, ndërkohë që për Europën fiksohet në 1 në 3. Norma për Shqipërinë fiksohet në 19% dhe siç e tregon qartë grafiku, vendi ynë është i treti në Europë për normën më të ulët, pas Turqisë dhe Maqedonisë.

Në Shqipëri norma është ekzaktësisht sa ç`ishte në Bashkimin Europian 20 vite më parë.

Gjithsesi, trendi i popullsisë së fundmi në vendin tonë tregon qartë tendencën e plakjes së popullsisë, çka do të nxisë pashmangshmërisht një rritje të kësaj norme. Fenomeni i plakjes së popullsisë shqiptare ka ngritur edhe këmbanat e alarmit. Pavarësisht kësaj, situata në krahasim me Europën duket bindshëm më optimiste.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here