Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se brenda muajit maj do të nisë puna për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Kreu i qeverisë tha se brenda këtij muaji çelet kantieri i kësaj rruge, ku do fillojë puna dhe nuk do ndalet deri në përfundimin total të saj.

“Brenda majit do të çelim kantierin e Rrugës së Arbrit dhe do të fillojë e nuk do të ndalet më puna deri sa të përfundojë përfundimisht. Ky aks do ta bëjë Dibrën zonë të integruar me kryeqytetin dhe do të çelë potencial shumë të madh për të gjithë atë krah, që lidh Tiranën me Dibrën dhe ka bukuri përrallore të paprekura dhe që shumëkush nuk i ka parë dot për shkak të mungesës së rrugës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here