Danielsson takon Ramën dhe Bushatin: Reforma në drejtësi, çelësi për në BE  

Drejtori për zgjerimin në KE, Christian Danielsson ka uruar ditën e Europës nga Tirana, teksa këtë paradite është takuar me kryeminsitrin Edi Rama dhe më herët me ministrit e Jashtëm Ditmir Bushati.

“Shkëmbime të mira me kryeministrin Edi Rama për hapat që janë para, për samitin e ardhshëm të Sofjes, reformën në drejtësi dhe Vetingun. Mbajtja e momentit të tanishëm pozitiv të reformave, veçanërisht në fushën e ligjit, është çelësi për të avancuar në rrugën drejt BE-së.

Ndërsa gjatë takimit me Bushatin, Danielsson ka thënë se dritarja aktuale e mundësive duke ndjekur reformat ambicioze që do të sjellin përfitime për qytetarët është thelbësore në këtë rrugë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *