Rreth 170 studiues nga Shqipëria, rajoni edhe më gjerë morën pjesë në edicionin e 8 të konferencës ndërkombëtare të Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, me temë “Politikat Ekonomike dhe Integrimi Europian”, ku ndanë idetë dhe gjetjet e tyre sa i përket fushës së ekonomisë.

Si një institucion partner shumë eventeve të rëndësishme në fusha të ndryshme, edhe kësaj here, Credins Bank mbështeti këtë aktivitet me rëndësi të lartë për botën akademike.

Në dy ditë të punimeve të konferencës, studiuesit do të dalin me propozime dhe ide konkrete duke dhënë kontributin e tyre sa i takon qasjes së zhvillimit ekonomik të vendit në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian.

Në këtë konferencë shkencore u prezantuan 95 punime dhe morën pjesë 83 autorë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here