Ne jemi arkitektët e mjerimit tonë – Nga Kreshnik Osmani
Nga Kreshnik Osmani
Mbi dymijë lajke merr ministri që e di e gjithë Shqipëria se ka trafikuar drogë.
Militantët e mbrojnë me arsyetimin se ata që e sulmojnë janë gjithashtu plehera, vrasës e hajdutë gjithashtu (duke aluduar Meten, Bashën, Berishën & co).
Dil ti dhe thuaju që e gjithë kjo klasë e degjeneruar politike është përgjegjëse për mjerimin ku jemi zhytur, të lënë me gisht në gojë dhe me kallam tek vendi.
Pyetja që lind natyrshëm është:
Në qoftë se ti paske interesat e tua dhe unë pra kam të miat. Kush do ta bëjë këtë vend?!
A nuk e kuptoni se kjo kultura e fisit, e klanit, e partisë, e shoqatës, e tufës, është shumë injorante?!
Ne jetojmë dhe shijojmë çdo ditë dhimbjen që e gatuajmë vetë. Ne jemi arkitektët e mjerimit tonë.
Ne jemi fatkeqësisht njëri prej popujve më të prapambetur në botë dhe këtë duhet ta pranojme urgjentisht. Ti që bën si i bukuri shejtan kujdes.
Nuk di vetëm ti të shitesh. Nëse pjesa më e madhe e anëtarësisë se Kombit kanë vendosur që kush të jetë më i shkathëti ta shesë sa të mund këtë vend, të degraduarit e racs sonë do të duhet ta ndajnë bashkë çmimin me ju çmimin e të shkretës, ose përndryshe dy duar janë për një kaptinë!