Tatimet takim me biznesin e vogël, Imeraj: Lehtësitë që po ndërmerr qeveria, do të nxisin vetëdeklarimet

Lehtësitë që po ndërmerr qeveria për t’i ardhur në ndihmë biznesit të vogël do të nxisin vetëdeklarimet, që janë në funksion të skanimit më të mirë të transaksioneve të biznesit të madh.

Kështu është shprehur drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore të Tiranës, Dionis Imeraj, gjatë takimit me 40 përfaqësues të biznesit të vogël në kuadër të fushatës informuese.

Gjatë fjalës së tij, Imeraj siguroi mbështetjen e administratës për të gjitha bizneset e vogla lidhur me ndryshimet ligjore, të cilat kanë hyrë në fuqi që prej datës 1 Prill 2018. Ndërkohë, shtoi se nuk do të ketë penalitete për ta në rast gabimi në deklaratë.

Ndërkohë, Administrata Tatimore vijon trajnimet me biznesin e vogël në të gjithë vendin, të cilat do të zgjasin deri në fund të muajit Qershor. Po ashtu, ata mund të informohen edhe përmes Këndit të Asistencës, një hapësirë e dedikuar posaçërisht për tatimpaguesit e biznesit të vogël, si dhe përmes Qendrës së Thirrjeve.

Ndërkohë, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore janë zhvilluar takime të tilla në të gjithë drejtoritë rajonale të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *