Mirëpresim faktin që Tahiri të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet. Kështu deklaroi Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë.

“Cila është sfida kryesore sot? Do të isha i lumtur nëse shoqëria civile do na bashkohej në thirrjen dh e arrestimin ndjekjen penale të peshqve të mëdhenj.Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatk Llallës. Askush nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet. Urdhër arresti janë lëshuar për Klement Balili dhe Arbër Çekaj po ata duhet të kapen. Kryebashkiaku Fran Frokaj dhe ish kryebashkiaku Elvis Roshi po ndiqen penalisht”, tha Lu.
“Nëse mund të nxisim politikanët dhe prokurorët që më në fund të heqin pandëshkueshmërinë ndaj këtyre kriminelëve atëherë Shqipëria do të ketë një të ardhme shumë të ndritur”, apeloi ai.

Duke folur për rolin e shoqërisë civile, që për Lu ka qenë mjaft aktive përsa i përket reformës në drejtësi, dekriminalizimit, dhe vetingut së fundmi ai tha se nuk duhet të jenë dembelë.

“Për dekriminalizimin, gazetare të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndoka, Elvis Roshi, Mark Froku, Aqif Rakipi, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin. Falë këtyre gazetarëve këta nuk janë më në kuvend apo bashki. Shoqëria civile duhet të jetë krenare për gjithë këto gjëra dhe shumë të tjera. Po nuk duhet të bëheni dembelë ka ende shumë për të bërë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here