Enti Rregullator i Energjisë Elektrike njofton se nuk do të pranojë kërkesën e furrave të bukës për të përgjysmuar çmimin e energjisë, nëse në subjektet e tyre tregtare, shiten veç bukës edhe produkte të tjera si ëmbëlsirat apo produktet e bulmetit.

Pas kërcënimit të shoqatave të prodhuesve të bukës se do të rrisin çmimin e këtij produkti jetik sepse nuk përfitojnë çmim të reduktuar të energjisë elektrike, ka reaguar Enti Rregullator i Energjisë.

Në raportimin vjetor në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ERE u pyet për këtë çështje nga Eduard Shalsi.

Ka një shqetësim publik. Furrat e bukur kërkojnë të përgjysmohet çmimi i energjisë nga 14 në 7 lekë. Ju si mendoni se mund të menaxhohet kjo kërkesë?

Kreu i Entit Rregullator, Petrit Ahmeti, tha se zgjidhja e vetme është që këto njësi shërbimi të ndajnë shërbimin në dy pjesë.

Këto njësi kanë edhe frigoriferë, prodhojnë edhe produkte të tjera që nuk janë bukë. Çmimi i reduktuar është vetëm për bukën. Ndërkohë që përballë tyre mund të ketë njësi të tjera që shesin këto produkte dhe e paguajnë çmimin e energjisë pa reduktim. Këto njësi duhet ta diferencojnë shërbimin, të ndajnë veç prodhimin e bukës dhe të tjerat.

Sipas shpjegimit që u bë më tej nga Enti Rregullator i Energjisë, nuk mund të pranohet kërkesa e energjisë me gjysmë çmimi e këtyre dyqaneve që veç bukës shesin ëmbëlsira dhe produkte bulmeti, pasi kjo do të dëmtonte konkurrencën.

Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese do të thërrasë në seancë dëgjimore edhe shoqatën e prodhuesve të bukës.

Ndërkohë që Ahmetaj ka folur edhe për energjinë e rinovueshme, e cila ka një kosto te konsiderueshme.

Për energjinë e rinovueshme është një hapsirë shumë e gjërë për të folur dhe diskutuar, është një koncept modern, kostoja e fillimit është shumë i lartë. Janë dhënë licensa për energjinë diellore por është e limituar, Varet nga flukset e dritës, kur ka dritë prodhohet, në të kundërt jo. Ka një kosto të kosiderueshme por më vonë do të hyjë në vendin tonë. Kemi dhe tjergullat fotovoltaike që shërben për konsum familjar, dhe nuk po shfrytëzohet në mënyrë të plotë. Nuk do të ketë më fatura aforfe, ka pasur shumë ankesa për mbifaturime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here