Ka hyrë dje në fuqi, pas botimit në Fletoren Zyrtare, vendimi për përcaktimin e notës mesatare për pranimin në universitet për vitin akademik 2018-2019.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 74, të ligjit nr. 80/2015,  “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të

Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave vendosi:

  1. Kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar  në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose për të transferuar studimet në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të

përcaktuar në këtë vendim.

  1. Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, nota mesatare për pranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose për të transferuar

studimet në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018-2019, të jetë nota 6

(gjashtë). Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si më poshtë

vijon:

  1. a) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë.
  2. b) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore.
  3. Për kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të fushës së mësuesisë, për vitin akademik 2018–2019, nota mesatare e përllogaritur, sipas këtij vendimi, të jetë nota 7 (shtatë).

Institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe njësitë arsimore vendore janë përgjegjëse për përllogaritjen e notës mesatare dhe dërgimin e këtyre të dhënave në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.

Procedurat për njëvlershmërinë e dokumenteve të paraqitura nga shtetasit

shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë jashtë vendit, dhe përllogaritja e notës mesatare për këta kandidatë kryhen në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here