Të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë lindur fëmijë gjatë kohës që ndodhen jashtë vendit dhe u duhet ta regjistrojnë atë tani mund ta kryejnë këtë procedurë pa asnjë pagesë.

Aplikimi për regjistrimin e fëmijës bëhet në vetëm 3 hapa: aplikimin online në portalin e-Albania, paraqitjen e dokumenteve personalisht ose përmes postës, si dhe verifikimi i ligjshmërisë së dokumentacionit nga nëpunësi konsullor.

Dokumentacioni i nevojshëm duhet të përmbajë aktin e lindjes së fëmijës, lëshuar nga autoritetet e huaja, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile, përkthimin e aktit të lindjes, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile, pëlqimin me deklaratë noteriale të prindit të huaj, nëse ka, për lejimin e regjistrimit të fëmijës në Shqipëri si dhe dokumente identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi, të Prindërve.

E gjithë kjo procedurë është pa pagesë në çdo përfaqësi diplomatike dhe konsullore, ndërsa afati maksimal i përgjigjes është 3 muaj. Për të marrë më tepër informacion, si plotësimi i deklaratës noteriale apo prindërore, etj. ka një faqe të posaçme në portalin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here