Shitja e pronave publike, ose dhënia me qira e tyre do t’u nënshtrohet procedurave të reja, të cilat janë përcaktuar në një udhëzim që mban firmën e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Udhëzimi rregullon rastet kur kontratat e shitjes së objekteve ndërtimore janë shpallur të pavlefshme nga gjykata, duke i kthyer palët në gjendjen e mëparshme. Në këtë rast institucionet përgjegjëse për shitjen e pronës publike kthejnë për rivlerësim dokumentacionin e vlerësimit në strukturën përgjegjëse për privatizimin e pronës shtetërore, për të bërë vlerësimin sipas gjendjes faktike të tyre dhe legjislacionit në fuqi. Sipas udhëzimit për vlerësimin e tyre, ministri përgjegjës për ekonominë urdhëron fillimin e procedurave të rivlerësimit dhe ngre komisionin për rivlerësim. Ndryshimet janë kryer në udhëzimin nr. 5222, datë 26.6.2015, “për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 926, datë 29.12.2014, “për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”.
Privatizimi
Institucionet qendrore dhe organet e qeverisjes vendore dërgojnë prononcimin e tyre për privatizimin e pasurive të ndërmarrjeve apo të institucioneve, në administrim apo në pronësi të tyre, në ministrinë përgjegjëse për ekonominë. Për të përfshirë në procesin e privatizimit pronat, të cilat i kanë kaluar në pronësi pushtetit vendor duhet miratimi përkatës i këshillit bashkiak dhe konfirmimi nga institucioni i prefektit për ligjshmërinë e tij. Për rastet e privatizimit të objekteve (së bashku me linjat e shërbimit dhe të prodhimit, makineritë, pajisjet, mjetet e xhiros etj., që janë pjesë përbërëse të objektit), dokumentacioni i vlerësimit, pasi kontrollohet nga dega e shoqërive publike, dërgohet në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (struktura përgjegjëse për privatizimin e pronës shtetërore), e cila pasi bën verifikimin, ia përcjell këtë dokumentacion “Komisionit të shqyrtimit dhe transparencës”. Ndërsa për rastet e privatizimit të makinerive, pajisjeve, mje-teve të transportit, inventarit ekonomik, mjeteve të xhiroj etj., dokumentacioni i vlerësimit pasi kontrollohet nga dega e shoqërive publike, dërgohet në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (struktura përgjegjëse për shitjen e pronave publike), për të vijuar procedurat e shitjes.
Vendimi
Komisioni i Shqyrtimit dhe Transparencës është një komision ad hoc që mblidhet me kërkesë të kryetarit, për verifikimin, konfirmimin dhe transparencën e procedurës së dokumentacionit të privatizimit të pronës shtetërore, që dërgohet për shitje, sa herë që struktura përgjegjëse për privatizimin pronës shtetërore në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, i përcjell dokumentacionin e privatizimit. Mble-dhja e komisionit zhvillohet vetëm pasi të sigurohet pjesëmarrja e jo më pak se gjysmës së anëtarëve. Mospjesëmarrja në mbledhje pa arsye e anëtarëve të komisionit përbën shkak për fillimin e procedimit disiplinor. Komisioni gjatë mble-dhjeve asistohet nga sekretariati i komisionit, i cili përbëhet nga 1 anëtar që emërohet dhe shkarkohet me urdhër të ministrit përgjegjës për ekonominë. Me porosi të kryetarit të komisionit, sekretariati ka detyrimin të njoftojë anëtarët e komisionit për vendin, datën, orën dhe agje-ndën e mbledhjes. Vendimet e anëtareve në komision merren me shumicë të thje-shtë të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Si rregull, gjatë votimit kryetari voton i fundit dhe në rast barazie votash, vota e kryetarit prevalon në vendimmarrje.
Procedura e shitjes
Drejtori i strukturës për-gjegjëse për shitjen e pronës publike ngre komisionin prej 3 anëtarësh për uljen e VAM-it për objektet që nuk shiten me vlerë fillestare. Ulja e VAM-it do të bëhet duke u bazuar në kriteret si më poshtë: gjendja e objektit sipas aktit të vlerësimit të përgatitur nga ekspertët, vendndodhja e tij në zona urbane apo rurale, largësia nga rrugët nacionale apo urbane, largësia nga qendrat e banuara etj. Propozimi me shkrim për përqindjen e uljes së VAM-it i paraqitet për miratim drejtorit të strukturës përgjegjëse për shitjen e pronës publike.

VLERËSIMI I PASURISË SHTETËRORE

  1. Procedurat për vlerësimin e pasurisë shtetërore fillojnë me daljen e urdhrit të ministrit përgjegjës për ekonominë.
    2. Vlerësimi i objekteve bëhet nga komisioni i vlerësimit në përputhje me vlerën reale të tregut, duke përdorur metodat e vlerësimit të tregut, në zbatim të legjislacionit në fuqi. Komisioni i vlerësimit mban përgjegjësi për vlerësimin e kryer dhe për dokumentet e hartuara e të nënshkruara prej tij (genplane, situacione, akt-vlerësime etj.).
    3. Me daljen e urdhrit të ministrit përgjegjës për ekonominë për ngritjen e komisionit të vlerësimit të objektit, që do të privatizohet apo që do të përfshihet në fondin e kompensimit, komisioni i vlerësimit inspekton dhe verifikon gjendjen reale të objektit dhe më pas, ekspertët vlerësues të këtij komisioni brenda 15 ditëve përgatitin në 5 kopje origjinale genplanin e ndërmarrjes apo të objekteve që do të privatizohen, ku përcaktohen qartë sipërfaqet nën objekt dhe trualli funksional. Dega e shoqërive publike përkatëse vendos një njoftim në objekt si dhe në mjediset e organit të qeverisjes vendore në territorin e të cilit ndodhet objekti, për efekt të ish-pronarëve të truallit, nëse ka.
    4. Eksperti vlerësues brenda 15 ditëve nga dalja e urdhrit për privatizimin e objektit, përgatit në 5 kopje origjinale genplanin përkatës, ku përcaktohen qartë sipërfaqja nën objekt, sipërfaqja funksionale dhe ajo e përgjithshme. Eksperti vlerësues mban përgjegjësi për hartimin e saktë të këtij genplani.
    5. Komisioni i vlerësimit, pas marrjes së genplanit të përgatitur nga ekspertët, i drejton institucionit të prefektit në territorin e të cilit ndodhet objekti, kërkesën për konfirmimin e këtij genplani.
    7. Pas marrjes së genplanit të objektit, të konfirmuar nga prefektura, dega e shoqërive publike i kërkon zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të dhëna për pronësinë e objektit dhe truallit që privatizohet, hartën treguese, vërtetimin hipotekor apo certifikatën e pronësisë, nëse ka. Kërkesën e mësipërme dega e shoqërive publike shoqëron me një kopje të genplanit, të konfirmuar nga prefektura e qarkut përkatës. Zyra vendore regjistrimit të pasurive të paluajtshme, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, i dërgon degës së shoqërive publike të dhënat që disponon për pronën që privatizohet, hartën treguese, vërtetimin hipotekor apo certifikatën e pronësisë, nëse ka të tillë. Zyra vendore regjistrimit të pasurive të paluajtshme mban përgjegjësi ligjore për të dhënat e konfirmuara si dhe për tejkalimin e afatit ligjor, të përcaktuar në këtë vendim.
    8. Dega e shoqërive publike, pas marrjes nga zyra vendore regjistrimit të pasurive të paluajtshme të hartës treguese, me të dhënat përkatëse të objektit, i kërkon Agjencisë së Trajtimit të Pronave konfirmimin nëse trualli ku ndodhet objekti ka pronarë, të njohur me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe çmimin përkatës të truallit ku ndodhet objekti, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e çmimeve nga kjo agjenci dhe të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur ky çmim nuk ekziston në hartën e çmimeve, atëherë ekspertët vlerësues përcaktojnë çmimin e shitjes së truallit të objektit që do të privatizohet.
    9. Agjencia e Trajtimit të Pronave brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, i dërgon degës së shoqërive publike konfirmimin për çmimin e truallit të objektit si dhe vendimet përkatëse të kthimit dhe kompensimit të pronave, të shoqëruar me planvendosjen e pronës, ku të jetë përcaktuar qartë kufiri i pronës si dhe çdo informacion shtesë, nëse ka, që lidhet me vendimin përkatës të kthimit dhe kompensimit të pronave.
    10. Eksperti vlerësues përcakton çmimin e truallit ku ndodhet objekti përkatës, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e çmimeve, të hartuar nga Agjencisë së Trajtimit të Pronave dhe të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
    11. Afati i plotësimit të dokumentacionit të vlerësimit për ndërtesat, ndërtimet dhe linjat e prodhimit/shërbimit duhet të jetë jo më shumë se 50 ditë nga data e daljes së urdhrit për ngritjen e komisionit të vlerësimit nga titullari.
    Të ardhurat e realizuara nga shitja ndahen
    a. 5 për qind e vlerës së shitjes i kalon Ministrisë së Financave.
    b. 30 për qind e vlerës së shitjes i kalon ministrisë përgjegjëse për ekonominë.
    c. 65 për qind e vlerës së shitjes i kalon buxhetit të shtetit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here