Protesta pro kuksianëve, shoqërohen 3 përfaqësues të FRPD Shkodër

Ka kaluar rreth një javë nga koha kur Gjykata e Apelit në Shkodër dha vendimin final për protestuesit në “Rrugën e Kombit” duke lënë në burg katër prej tyre dhe liruar 7 të tjerët.

Por përpara se Apeli të jepte vendimin, përpara gjykatës u zhvillua një protestë e qytetarëve kuksianë dhe shkodranë, që mbështetën të arrestuarit. Pjesëmarrës ishin edhe deputetë të PD dhe aktivistë nga forumi rinor i kësaj partie.

Pikërisht për këtë protestë, tre përfaqësues të FRPD në Shkodër janë shoqëruar sot në komisariatin e policisë. Tre përfaqësuesit e Forumit Rinor të PD janë Arvit Bushati, Ergys Ivzikut dhe Besjan Zaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *