Dje në Tiranë, Presidenti i KE, Donald Tusk ia bëri të qartë kryeministrit Edi Rama se duhen bindur vendet anëtare që të japin ok për çeljen e negociatave në qershor dhe ky do të jetë një mision jo pak i vështirë.

Dhe, kreu i qeverisë, ashtu siç kishte paralajmëruar e nisi fushatën personale të ‘lobimit” për negociatat në Gjermani, aty ku mëngjesin e sotëm është ndaluar në Bundestag për të takuar kryeparlamentarin Ëolfgang Schauble.

Kryeministri ka postuar një video të shkurtët në Facebook, ku shihet momenti i takimit teksa ai shoqërohet nga grupi i punës, i përbërë nga Taulant Balla, Endri Fuga dhe ambasadori shqiptar në Gjermani, Artur Kuko.

Vizita e Ramës në Gjermani pritet të jetë dy ditore dhe më vonë gjatë ditës ai do të takojë edhe kancelaren Angela Merkel, ndërsa një diskutim kokë më kok do ta ketë edhe me skeptikun dhe kritikun e qeverisë së tij, deputetin Gunther Krichbaum.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here