Policia e Dibrës ka arritur të vendosë në pranga një të ri, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/ Itali.

“Është zhvilluar një operacion policor, ku është finalizuar me kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar : Florjan Zeqja, 24 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Torinos/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni””, njofton policia.

24-vjeçari Zeqja është dënuar me 6 vjet burg në shtetin fqinj. Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme me qëllim e ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here