Berat, “Fast & Furious” në pedonale (Video)

Qytetarët e Beratit denoncojnë në “Ti Raporton” në Top Channel hyrjen e paligjshme të automjeteve në zonën e qytetit që është e dedikuar vetëm për këmbësorë.

Një qytetar ka dërguar pamjet e një makine që hyn me shpejtësi në pedonale, rreth orës 21:00, mbrëmjen e së hënës. Siç raporton qytetari nga Berati, në pedonale në atë kohë ka pasur kalimtarë, por edhe turistë. Sipas tij, këtë rregull e shkelin shpesh edhe shpërndarësit e picave, që hyjnë me motorë dhe me shpejtësi, ndaj duhet ndërhyrja e policisë për të shmangur ndonjë incident.

Vitin e kaluar, një automjet që drejtohej nga një shofer i dehur hyri në pedonale, fatmirësisht pa shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *