3 shqiptarë vranë 19-vjeçarin grek, familja akuza policisë: I latë të arratiseshin

Një ngjarje e rëndë që ka për protagonistë tre të rinj shqiptarë dhe një grek ka tronditur vendin fqinj ditët e fundit.

Tre shqiptarët janë identifikuar si autorët e dyshuar të vrasjes së 19-vjeçarit Thomas Heliotis më 18 mars 2018 në Marosui të Greqisë dhe shkak për aktin e kobshëm sipas mediave greke është një konflikt i mëparshëm për drogën.

CNN grek shkruan se 19-vjeçari i kishte dhënë shqiptarëve paratë për të marrë një sasi hashashi, por atë nuk e mori kurrë dhe pikërisht natën e krimit viktima kishte kërkuar që të merrte lëndën narkotike, duke bërë që të lindte një grindje mes tyre, që më pas rezultoi fatale për të riun.

Por policia helene edhe pse kishte arritur të identifikonte autorët, të cilët janë të moshës 23, 24 dhe 33 vjeç, nuk ka arritur t’i gjejë dhe arrestojë ata.

Autoritetet zbuluan se disa orë pas krimit 23-vjeçari mbylli faqen e Facebook dhe një ditë pas krimit niset për në Shqipëri, ndërsa tre ditë më vonë edhe dy autorët e tjerë u larguan për në Shqipëri, prandaj janë lëshuar për ta edhe urdhër arrestet ndërkombëtare.

Derivat i mosarrestimit të tre shqiptarëve dhe vënies para përgjegjësisë së tyre, është një reagim i mëngjesit të sotëm nga familja Helitois që denoncon policinë greke për neglizhencë

“Vrasësit u larguan nga Greqia, policia nuk i ndaloi. Ata nuk u ndaluan edhe pse njiheshin nga policia. Vrasësit ikën nga Kakavija në Shqipëri. Djali ynë nuk kishte lidhje me hashashin”, reagon familja e 19-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *